LAJMI I FUNDIT:

Hoti diskutoi me partnerët ndërkombëtarë për gjendjen epidemiologjike në vend

Hoti diskutoi me partnerët ndërkombëtarë për gjendjen epidemiologjike në vend

Në funksion të koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, sa i përket situatës epidemiologjike si pasojë e pandemisë COVID 19, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mbajti sot një takim virtual me ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe me drejtues institucionesh partnere ndërkombëtare.

Në këtë takim morën pjesë ambasadorët Philip S. Kosnett (SHBA), Nicholas Abbott (Mbretëri e Bashkuar), Jörn Rohde (Gjermani), Marie-Christine Butel (Francë), Nicola Orlando (Itali), Natacha Gomes (Luksemburg), zëvendësambasadorja e Norvegjisë Jenny Stenberg Sørvold, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci, koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të BE-së me Kosovën, Luigi Brusa dhe zëvendëskryesuesja e Bashkëpunimit e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Hillen Francke.

Kryeministri Hoti paraqiti situatën epidemiologjike dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për t’i rritur kapacitet e menaxhimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19. Po ashtu, ai i falënderoi vendet dhe institucionet partnere për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës për përballimin e kësaj pandemie.

“Pjesëmarrësit në diskutim u pajtuan që të intensifikohet koordinimi i punës së institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht sa u përket nevojave që ka sistemi ynë shëndetësor për ta përballuar situatën epidemiologjike gjatë periudhës në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, u arrit pajtimi që të formalizohet një mekanizëm i përbashkët i shkëmbimit të informacionit të analizës për situatën epidemiologjike, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori