LAJMI I FUNDIT:

Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

Hoti dhe Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, priten nga Grenell

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tashmë kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo u bë e ditur nga Këshilli për Siguri Kombëtare i SHBA-së, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

O’Brien ka thënë se ShBA-të janë të gatshme të lehtësojnë normalizimin e ekonomisë mes Kosovës e Serbisë.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e sotme Kosovë – Serbi. SHBA-të janë të gatshme të lehtësojnë normalizimin ekonomik”, ka thënë Robert O’Brien, shef i sigurisë Kombëtare i SHBA-ve”, tha O’Brain.

Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

“Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik, është një hap më afër normalizimit përfundimtar mes dy vendeve që është vetëm njohja reciproke”, ka deklaruar Hoti.

Hoti para takimit në Uashington: Me Serbinë flasim vetëm për njohje reciproke
Lexo po ashtu Hoti para takimit në Uashington: Me Serbinë flasim vetëm për njohje reciproke

“Sot fillojmë me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë bashkë me delegacionin për të diskutuar projektet e zhvillimit ekonomik në mes të dy vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive me komunikimet që kemi pasur deri më tash. Unë ju falënderoj për interesimin, do të keni informata sapo ta kryejmë raundin e parë të takimeve”, ka shtuar ai.

Ndërkaq Vuçiq, dërgoi një mesazh nga Uashingtoni, ku do të vazhdojnë negociatat me Kosovën.

Në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram, “Buducnostsrbijeav” tha se brenda disa minutave do të nis një takim i rëndësishëm me delegacionin e Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të jetë një takim i lehtë për ne, por jemi të gatshëm dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur një kompromis rreth çështjeve të rëndësishme ekonomike. Ne duam paqe, duam stabilitet, duam përparimin e Beogradit, Prishtinës, të gjithë rajonit tonë. Ne do të duhet të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë”, tha ai.

Në takimin e sotëm nga delegacioni i Kosovës, janë vetëm Hoti, Balaj, Selimi dhe Hyseni.

Ndryshe, takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.

Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori