LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm

​Hoti: Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “në takim Hoti ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet”,. thuhet në njoftim.


“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti dhe kryeministri Mitsotakis u zotuan për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë.​ /Telegrafi/