LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Veprat e Adem Mikullovcit nuk do të na lënë asnjëherë

Hoti: Veprat e Adem Mikullovcit nuk do të na lënë asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se aktori Adem Mikullovci ka lënë pas vetës një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë.

Hoti ka ngushëlluar familjen e aktorit Mikullovci, duke thënë se ai do të mbetet frymëzim për brezat e rinj, transmeton Telegrafi.


“Aktori i madh shqiptar, Adem Mikullovci, na paska lanë e paska ikë nga kjo botë, por vepra e tij asnjëherë nuk do të na lërë. Ai ishte përherë pjesë e gëzimeve dhe festave në familjet tona. Me veprat e tij artistike dhe dashurinë që kishte ndaj të bukurës, ai ka lënë një trashëgimi të shkëlqyer në artin dhe kulturën tonë.  Ai do të mbetet përherë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashuri”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Hoti ka thënë se Mikullovci përveç që ishte një artist i shkëlqyer, ai ishte edhe një atdhetarë i pashoq.

“Bacën Adem përherë do ta kujtojmë edhe si njërin prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990 – 92, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës.  Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit të artistëve. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Adem”.

Aktori Mikullovci ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate në moshën 83-vjeçare, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Dragodan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori