LAJMI I FUNDIT:

Horror në Shtërpcë, serbi sulmoi me thikë binjakët e tij 40 ditësh (Video)

Horror në Shtërpcë, serbi sulmoi me thikë binjakët e tij 40 ditësh (Video)

Mbrëmja e së hënës u shndërrua në tragjedi për familjen Krstiçiq të Shtërpcës.

Dejan Krstiçiq, 35-vjeçar, i sulmoi me thikë dy fëmijët e tij binjakë 40 ditësh. Njëri nga ta, u qëllua në zemër dhe rrugës për në spital ndërroi jetë.


Kurse vëllau i tij binjak fatmirësisht shpëtoi, por shërimi i tij po kërkohet në spitalin e Nishit.

Megjithatë, komandanti i kësaj force në Shtërpcë, Dragan Ivanoviq thotë se motivet nuk dihen ende.

I dyshuari Dejan Krstiçiq, i cili punonte si mësimdhënës i edukatës fizike është arrestuar dhe po mbahet deri në një vendim të prokurorit.

Fqinjët e tij e kanë përshkruar prapa kamerave si njeri të qetë, por familjarët nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështje.

Sipas disa fqinjëve, që flasin në kushte anonimiteti, krejt kjo ka ndodhur shkaku i një grindje mes Dejanit dhe bashkëshortes së tij Anës, të cilët nuk kishin fëmijë tjerë përveç binjakëve. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori