LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 30 shtator – 07 tetor

Horoskopi javor për periudhën nga 30 shtator – 07 tetor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Karriera: Nganjëherë po i mbiçmoni mundësitë tuaja dhe dëshironi t’i drejtoni të gjitha ngjarjet afariste. Është me rëndësi që drejt të shfaqni rolin dhe aftësinë tuaj profesioniste, por edhe të ruani marrëdhëniet e mira me bashkëpunëtorët.

Shëndeti: Është e mundshme që problemet Tuaja shëndetësore më së shpeshti të jenë të shkaktuara nga stresi i shtuar psikologjik.

Dashuria: Kënaqeni kur jeni kur jeni në shoqëri të një personi, mirëpo nga dëshira e madhe për ndryshime të vazhdueshme po bëni kërkesa të ndryshme. Nuk ka nevojë që “të tregoheni rrejshëm” para personit i cili e njeh karakterin tuaj. Shmanguni aventurave sfiduese të cilat paraqesin lajthitjen e njohur mbi “sekretet e ëmbla” dhe kujdesin tuaj emocional kushtojani personit të dashur.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Karriera: Ju presin gjasa të mira afariste dhe juve ju takon të inicioni aksion të përbashkët dhe renditjen e drejtë të veprimeve. Jeni duke nxitur tek vetja kureshtjen kreative dhe po u kushtoni kujdes informacioneve të reja, të cilat mund t’ju avancojnë.

Shëndeti: Mendoni për mënyrën më të shëndoshë të ushqimit i cili do t’ju ndihmojë që të ndiheni mirë dhe që rregullisht të liroheni nga teprica e toksikeve nga organizm. shmanguni situatave të stresit.

Dashuria: Personi i dashur po kalon nëpër një fazë të ndjeshme dhe pret mirëkuptimin tuaj të sinqertë. Nganjëherë nuk dini të zbërtheni temën e ndjeshme dhe t’i bëni pyetje serioze partnerit tuaj. Bëni çdo gjë që të jetë e nevojshme që ta tërhiqni vëmendjen dhe interesimin e dikujt.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Karriera: Po e nxisni tek vetja idenë për vlerat e vërteta dhe po vendosni kritere të reja afariste në varësi nga ngjarjet aktuale. Është me rëndësi që drejt ta përcaktoni vendin dhe rolin tuaj në raportet me bashkëpunëtorët e afërt.

Shëndeti: Angazhimi shtesë fizik, shëtitja dhe relaksimi ndikojnë pozitivisht në balancën tuaj të brendshme andaj ndiheni edhe më i qetë.

Dashuria: Në jetën emocionale bëni atë që është e domosdoshme, por jo me çdo çmim dhe në dëm të dikujt tjetër. Patjetër duhet t’i kuptoni mirë dobësitë e partnerit dhe nuk ka nevojë që vëni kushte të ndryshme, të cilat shtojnë presionin ndaj personit të dashur. Në shqetësimet emocionale nuk është e lehtë të merrni vendim të mirë, por personi të cilin e doni, meriton falje dhe shans të ri në çdo pikëpamje.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Karriera: Krahas një doze të menduar mirë të mençurisë, është e mundshme mbrojtja e drejtë e interesave tuaja afariste në anë të ndryshme. Përpiquni që t’i përdorni drejt të gjitha përparësitë tuaja, në mënyrë që të realizoni qëllimet tuaja dhe suksesin e caktuar.

Shëndeti: Jeni në formë të shkëlqyeshme, mirëpo përpiquni që të kujdeseni drejt për gjendjen tuaj psiko-fizike. 

Dashuria: Vërejtjet e ndryshme të cilat po ia dërgoni personit tuaj të dashur nuk po e kanë jehonën e dëshiruar, gjë që ju nxit të jeni edhe më këmbëngulës. Nuk dëshironi të pranoni refuzimin emocional, mirëpo shpesh bini në konflikt me partnerin. Me fjalë nuk mund të bëni më shumë, por me veprime të caktuara është e mundshme t’i harmonizoni interesimet e ndryshme dhe t’i lëvizni “muret tuaja emocionale”.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Karriera: Jeni duke kaluar nëpër një periudhë dinamike afariste në të cilën po ju përcjellin dilema të ndryshme, por me një angazhim dhe durim më të madh mund të vendosni kontroll më të mirë në shumë situata.

Shëndeti: Me rëndësi është që silleni me përgjegjësi ndaj shëndetit tuaj, posaçërisht kur u ekspozoheni presioneve të ndryshme.

Dashuria: Nëse keni vendosur të bëni një “kthesë në dashuri”, është e nevojshme t’i rishqyrtoni kriteret tuaja. Po ndieni shqetësime emocionale, nganjëherë bini në situata të papritura për të cilat nuk mund të gjeni sqarim logjik. Dëshironi ta ndryshoni pozicionin tuaj emocional. Po ju përcjell dyshimi, është e mundshme që do të pendoheni për shkak të lëshimeve apo gjërave të cilat nuk i keni bërë në çastin e duhur.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Karriera: Informacionet e reja hapin mundësi të ndryshme të afarizmit, ekzistojnë kushte të mira që të realizoni kontakte të suksesshme. Është e nevojshme që t’i rishqyrtoni lidhjet tuaja me bashkëpunëtorët, përdoreni “formulën e suksesshme” e cila ju sjell rezultatet më të mira.

Shëndeti:  Janë të mundshme dhembje të kohëpaskohshme të kokës, nervozizëm i shtuar apo pengesa të kohëpaskohshme dhe presion.

Dashuria: Mos lejoni që t’ju ngarkojnë dyshimet apo pasiguria personale në raport me personin e dashur. Nganjëherë ngjarjet e reja i shikoni në kontekstin “e kontrasteve të rrepta”, mirëpo marrëdhëniet në dashuri kërkojnë përshtatje të vazhdueshme dhe nevojë që të dilni nga shprehitë tuaja të vjetra. Veproni në harmoni me ndjenjat tuaja.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Karriera: Tronditjet afariste dhe dinamika e shtuar ju shkaktojmë mospajtime të ndryshme me rastin e zgjedhjes së interesave të reja. Mirëpo, kjo juve nuk do t’ju pengojë që t’i realizoni qëllimet tuaja.

Shëndeti: Për shkak të ngjarjeve dinamike janë të mundshme dhembjet herë pas herë të kokës, nervozizmi kalimtar dhe irritimet e sistemit të frymëmarrjes, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Mirë vlerësojini pozitën dhe mundësitë tuaja. Personi i dashur po tregon shenja kujdesi dhe butësie, mirëpo juve kohë pas kohe ju mungon impulsi. Po bëni jetë aktive shoqërore dhe gjendeni në rrethana që të takoni persona të profileve të ndryshme. Ju gëzon mundësia që të kënaqni kureshtjen tuaj duke njohur persona të rinj dhe duke zbuluar aventura të reja.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Karriera: Ruajeni energjinë dhe përqendrimin tuaj për situatat në të cilat zgjidhen çështje të rëndësishme. Është e nevojshme që më mirë t’u përshtateni kushteve të ndryshme të afarizmit të suksesshëm.

Shëndeti: Kini kujdes në stabilitetin tuaj psikik dhe shmanguni situatave stresuese. Do t’ju bëjnë mirë mënyra e shëndetshme e ushqimit, dalja në natyrë dhe relaksimi psiko-fizik.

Dashuria: Në dashuri, së tepërmi frikësoheni nga disa situata të imagjinuara apo nga reagimi i mundshëm i partnerit. Është me rëndësi që të motivoni personin e dashur që t’ju besojë “planet e veta sekrete”. Secili e ka “pikën e vet të dobët” të cilën duhet ta tejkalojë. Tregoni vullnet të mirë dhe harmonizoni interesimet e përbashkëta nëpërmjet afrimit të ri emocional.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Karriera: Jeni të angazhuar në anë të ndryshme kur është fjala për rolet udhëheqëse dhe qëllimet praktike, mirëpo nuk keni përqendrim të mjaftueshëm që të taktizoni në faza të ndryshme të bisedimeve afariste.

Shëndeti: Përpiquni që t’i ndryshoni disa shprehi të këqija siç janë: ushqimi i parregullt, lodhja e tepërt psiko-fizike apo pjesëmarrja në situata garuese dhe stresuese

Dashuria: Jeni duke ndier entuziazëm të madh, i cili ju çon në sfida të reja emocionale. Në qoftë se ndokush i lëviz epshet tuaja, vështirë është t’ju ndalë derisa të mos i realizoni qëllimet tuaja emocionale. Kënaqeni në situata të ndryshme të cilat ju krijojnë ritëm dashurie, ju pëlqen kur mundeni të merrni rolin aktiv në raport me partnerin.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Karriera: Ambiciet e mëdha mund t’ju nxisin një angazhim më të madh dhe të merrni vendime serioze afariste. Në qoftë se ekspozoheni tepër pa pasur ndonjë arsye të mirë, mund të rezultojë me efekte negative në mesin e bashkëpunëtorëve.

Shëndeti: Me rëndësi është që drejt të kuroni, të shfaqni kondicion të mirë psiko-fizik apo të praktikoni kontrolle të rregullta shëndetësore.

Dashuria: Po ju ndjek dyshimi në dashamirësinë emocionale dhe në rolin e dikujt. Nuk është e lehtë të verifikohet ndjenja e dikujt, e që ajo të mos shkaktojë reagime të ndryshme dhe pasoja të mundshme. Nuk ka nevojë që të ngarkoheni me mendimet të cilat ju largojnë edhe më shumë nga personi i dashur apo nga planet e përbashkëta. Zbukurojeni gjendjen tuaj shpirtërore.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Karriera: Dëshironi t’i demonstroni aftësitë tuaja profesionale në situata të ndryshme edhe para bashkëpunëtorëve të cilët kanë përvojë të madhe.

Shëndeti: Është e dëshirueshme që në mënyrë të drejtë të mbroheni nga situatat e shumta të stresit, si edhe nga viruset e ndryshme, infeksionet dhe ftohjet.

Dashuria: E keni të lehtë kur nga distanca emocionale dhe në qetësi analizoni marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Mirëpo, kur largoheni shumë nga dilemat themelore, vëmendjen tuaj e preokupojnë disa persona më pak të rëndësishëm. Po bëni jetë aktive shoqërore dhe po argëtoheni mirë, mirëpo në këtë mënyrë nuk mund t’i zgjidhni dilemat tuaja themelore emocionale.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Karriera: Jeni shumë ambicioz dhe po provoni që të realizoni rezultate pozitive në anë të ndryshme. Ekzistojnë situata të cilat shkëlqyeshëm i zgjidhni, mirëpo kontaktet e zgjeruara afariste dhe bashkëpunimi janë të domosdoshme për sukses afatgjatë.

Shëndeti: Për shkak të obligime të mundimshme dhe dinamikës së shtuar janë të mundshme dobësitë kalimtare.

Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur jeni duke kaluar nëpër faza të ndryshme emocionale e humori. Ekzistojnë momente të afërsisë, mirëpo edhe situata kur jeni të ngarkuar me mosbesime të dyanshme. Nuk mund të pushoni nga disa ngjarje private apo intime, të cilat kërkojnë vigjilencë dhe përqendrim të madh. /Telegrafi/