LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 20 – 27 korrik

Horoskopi javor për periudhën nga 20 – 27 korrik

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (20 Mars- 20 Prill)

Puna: Pozicioni i pavolitshëm i planetëve nënkupton që nuk duhet që të shpresoni shumë për disa garanci në punë. Çdo gjë po ndryshon nga dita në ditë, sado që po përpiqeni të mbani çdo gjë nën kontroll. Vetëm duhet të jeni më i qetë dhe të mos përjetoni çdo gjë stuhishëm. Venera në fushën e parë ju sjell më shumë mundësi fitimi. Me ndërmjetësimin e Demit apo Peshores mund të fitoni më shumë para,ose ndokush t’ju ofrojë punë shtesë.

Shëndeti: Koha është të filloni të mbani dietë.

Dashuria: Venera në shenjën tuaj ju sjell pasion të ri emocional. Meqenëse Venera është aty, po dukeni si njeri fatal për personat e gjinisë tjetër. Jeni të gatshëm për flirt dhe për takime. Edhe pse është e mundshme që do të dashuroheni, kjo dashuri me siguri do të jetë afatshkurtër. E keni të vështirë të mbani marrëdhënie të balancuar me personin i cili po ju pëlqen, sepse ai nuk është i qëndrueshëm dhe shpejt ju bëhet monoton.

DEMI (20 Prill – 21 Maj)

Puna: Venera në fushën e dymbëdhjetë nuk ju përshtatet, andaj shpesh bëni veprime të gabueshme në punë. Është e nevojshme që të përmbaheni nga vendimet e shpejta, të cilat mund të ndikojnë keq te ju. Nuk është javë e volitshme për investime parash. Për ju do të jetë punë më e mençur që të fokusoheni në arsimim plotësues, i cili ka të bëjë me internetin dhe teknologjitë e reja. Edhe pse me ngulm po refuzoni që çdo gjë ka ndryshuar nga fundi i vitit 2019, kuptojeni që ndryshimet janë të domosdoshme.

Shëndeti: Pushoni më shumë.

Dashuria: Shpesh ndryshoni humorin dhe partneri vështirë e ka ta kuptojë gjendjen nëpër të cilën po kaloni. Do të jeni të detyruar që të gënjeni se gjoja po ndiheni mirë, sepse as vetë nuk jeni të sigurt se çfarë po ndodh me ju. Është e nevojshme që të jeni më të durueshëm këtë javë. Marsi dhe Venera në kuadrat sipas natyrës së tyre ndikojnë keq në marrëdhëniet tuaja emocionale.

BINJAKËT (21 Maj- 21 Qershor)

Puna: Pozicioni i Merkurit dhe i Neptunit ndikon në mënyrë të pavolitshme në ngjarjet në punë. Nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme, sepse logjikja juaj është në minimum. Duhet të jeni të kujdesshëm në raport me kolegët. Në të vërtetë juve ju nevojitet sfidë e re kreative, e cila do të mund t’jua preokupojë vëmendjen. Është javë e shkëlqyeshme për udhëtime.

Shëndeti: Kujdes nga ftohjet.

Dashuria: Iluzionet dhe idealizimet tuaja po jua vështirësojnë marrëdhënien me partnerin. Keni pritje të cilat partneri nuk i kupton. Nëse jeni të lirë, nuk keni pasqyrë të qartë për personat të cilët ju pëlqejnë. Venera me personin e lindur në shenjën e Dashit ju sjell flirt me ndonjë mik, andaj nuk përjashtohet që do të vendosni ta kaloni atë vijë.

GAFORRJA (21 Qershor- 23 Korrik)

Puna: Java para jush është e shkëlqyeshme për investime. Mund të prisni ngritje page apo fitim shtesë. Do të keni një ofertë që të udhëtoni për disa ditë. Nuk është keq ta pranoni. Tani nuk është momenti i mirë për fillim të biznesit të pavarur. Planetët nga fusha e Bricjapit kontribuojnë që në punë të mos mundeni të relaksoheni, sepse afër jush gjithmonë është dikush i cili ka kritika për punën tuaj.

Shëndeti: Jeni bërë dembel. Merruni me ndonjë sport.

Dashuria: Po e vëreni që të gjitha marrëdhënieve tuaja emocionale po u mungon romantika, kështu edhe po ndiheni. Do të takoni persona të cilët nuk kanë mirëkuptim ndaj jush, andaj do të kaloni nëpër faza depresioni. Bëhuni më i durueshëm sepse dashuria nuk është gjithmonë e tillë si në filma romantikë të cilët ju pëlqejnë.

LUANI (23 Korrik – 23 Gusht)

Puna: Për shkak të pozicionit të planetëve në fushën e Bricjapit, ju po silleni tepër i rreptë në punë. Kjo është për shkak se çdo gjë ju duket e zymtë dhe nuk ju pëlqen që po investoni më shumë mund në krahasim me rezultatet që po i arrini. Këtë javë do të keni rast më të mirë që të paraqiteni në punë, si edhe që idetë tuaja të miratohen. Venera në fushën e tretë ju ofron shansin që ta përmirësoni komunikimin me të tjerët.

Shëndeti: Kujdes nga ftohjet.

Dashuria: Luanët të cilët punojnë bashkë me partnerin do të kenë krizë. Më së miri do të ishte që problemet tuaja afariste t’i lini anash, sepse ato do t’jua rrezikojnë marrëdhënien. Shfrytëzoni rastin që të bisedoni për gjërat që ju mundojnë. Po hyni në fazën kur do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me korrespondencat e çfarëdo lloji. Është e mundshme një njohje e re nëpërmjet internetit.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 23 Shtator)

Puna: Çdo gjë duhet përfundoni javën që po vjen, sepse kur Merkuri të fillojë të jetë retrograd, çdo gjë do të jetë më e vështirë. Merkuri në fushën e shtatë tregon që dikush po ndjek me kujdes çdo veprim tuajin në punë. Ju jeni larg pozicionit më të mirë se të tjerët. Do të keni shpenzime, sepse keni vendosur që mu tani është momenti për investim parash. Kjo lehtë mund të jetë ndonjë detaj në shtëpinë tuaj.

Shëndeti: Keni filluar të mendoni për mjekësinë alternative. Besoni në forcën e bimëve.

Dashuria: Merkuri dhe Neptuni kontribuojnë që partnerit të mos ia vëreni të metat. Po e idealizoni çdo veprim të tij, andaj është e mundshme që ta mashtroni vetveten. Nëse jeni të lirë, në vend të tipit publik do të keni njohje me personin e shenjës së Ujorit. Edhe pse jeni racional, do të ndiheni këndshëm me dikë i cili ka temperament tërësisht ndryshe nga jo.

PESHORJA (23 Shtator – 23 Tetor)

Puna: Venera në fushën e Dashit nënkupton që sërish dëshironi të tregoni shkathtësitë tuaja në punë. Mirëpo meqenëse jeni tip i luhatshëm, sapo të merrni një vendim, ndokush ju luhat vetëbesimin. Po u kushtoni kujdes detajeve të parëndësishme në vendin e punës. Fokusohuni në obligimet tuaja. Mos u habisni nëse dikush në punë do të dëshirojë t’ju “mashtrojë” me ndonjë punë e cila nuk është obligim juaji.

Shëndeti: Dhembje të shpeshta koke, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Marsi në shenjën e Shigjetarit është përgjegjës për debatet të cilat i keni me personin e dashur. Partneri është i prirë për vendime të papritura, të cilat nuk janë të volitshme për ju. Esenca e kuadratit të Marsit dhe Venerës është që të provoni të gjeni kompromisin dhe të mos nguteni në marrje të vendimeve, sepse ndarjet janë të mundshme. Nuk është periudhë e mirë t’i bëni presion partnerit.

AKREPI (23 Tetor – 22 Nëntor)

Puna: Fusha e theksuar e tretë nënkupton që duhet patjetër të përmirësoni komunikimin. Nuk është mirë të jeni të veçuar dhe të mos respektoni mendimet e të tjerëve në punë. Java e cila po vjen do të jetë më dinamike, mirëpo gjithsesi do të jeni të pakënaqur, si me bashkëpunëtorët ashtu edhe me financat. Marsi në fushën e Shigjetarit është impulsiv, andaj lehtë mund të vendosni të investoni në diçka që nuk është e dobishme.

Shëndeti: Dilni nga faza e dembelisë dhe filloni të jeni më aktivë. Më shumë shëtitni.

Dashuria: Në vend të argëtimit do të keni një takim me personin të cilin më parë e keni konsideruar mik. Mirëpo, do të mendoni që me të do të keni diçka më shumë, andaj lehtë mund të filloni një romancë. Gjithashtu, nëse jeni të lirë, Venera ju sjell flirt në vendin e punës. Meqenëse Venera dhe Marsi janë në kuadrat, duhet të keni kujdes të mos bëheni pjesë e aferës.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 22 Dhjetor)

Puna: Nën ndikimin e Marsit në shenjën tuaj mezi po e përballoni presionin në punë dhe me vullnetin tuaj apo jo, me hyrjen e Venerës në fushën e Dashit, situata është bërë edhe më dinamike. Në punë nuk ka pushim, nga dita në ditë ju presin gjëra të reja për shkak të të cilave duhet të reagoni menjëherë. Me siguri mendoni që askush nuk e vlerëson mjaftueshëm mundin tuaj, mirëpo ajo situatë do të ndryshojë deri në fund të javës. Përmbahuni edhe javën e ardhshme, kur çdo gjë do të jetë dukshëm më e lehtë.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.

Dashuria: Merkuri në kuadrat me Neptunin sjell lajthitje, andaj me siguri keni besuar që personi i cili ju pëlqen nuk është i tillë ashtu siç ju është dukur. Edhe pse, si edhe çdo Shigjetar, nuk dëshironi t’i hiqni “syzet e trëndafilta”, në këtë periudhë keni pak hapësirë për të fantazuar, ndërkaq më shumë do të detyroheni t’i shikoni sa më racional njerëzit.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 20 Janar)

Puna: Merkuri në fushën e tretë të Peshqve ka sjellë lajthitje në komunikimin e përditshëm, andaj keni përshtypjen sikur dikush nuk po ju kupton. Po përpiqeni me ngulm që të sqaroheni me personat nga ambienti juaj. Venera në fushën e Dashit nuk ju përgjigjet, andaj duhet të prisni që në kohën private të merrni ftesa që duhet të përfshiheni në projekte afariste. Punë keni shumë, mirëpo duhet të pushoni.

Shëndeti: Nga të gjitha shenjat e zodiakut, jeni më të prirë ndaj sëmundjeve. Shkoni më shpesh te mjeku.

Dashuria: Pasi po keni presion nga anë të ndryshme, partneri nuk mund të kuptojë nëpër çfarë periudhe po kaloni. Më e rëndësishme është që të mos mbylleni plotësisht në vetvete dhe në tërësi t’i ktheheni punës, sepse atëherë do të ndërprisni çdo shans për mirëkuptim emocional.

UJORI (20 Janar- 18 Shkurt)

Puna: Dielli në fushën e parë nënkupton që të gjitha pengesat në punë me lehtësi do t’i përballoni. Po i tregoni aftësitë tuaja organizative, ndërkaq Venera në fushën e Dashit tregon që javën e ardhshme do të keni forcë të madhe bindjeje. Javë e mirë për vendime dhe çdo gjë duhet të realizoni deri të premten derisa Merkuri të mos fillojë të bëhet retrograd.

Shëndeti: Përfundimisht jeni aktivizuar dhe keni dalë nga faza e dembelisë. Po ktheheni në formën e mëparshme.

Dashuria: Venera në fushën e tretë ju ofron rastin që më hapur të bisedoni me partnerin. Edhe pse do të flirtoni më shumë se kurrë më parë, kjo është java në të cilën mund të flisni për problemet tuaja. Përfundimisht do të gjeni fjalët e duhura që të tregoni se si jeni ndier javëve të fundit. Nëse jeni të lirë, do të shfaqni interesim për Deshtë dhe Luanët.

PESHQIT (18 Shkurt – 20 Mars)

Puna: Pozita e Merkurit dhe Neptunit në shenjën tuaj është shumë mashtruese, andaj herë pas here do të dyshoni se a është çdo gjë në rregull me ju, apo të gjithë të tjerët e kanë gabim. Mashtrimet, vlerësimet e gabuara dhe premtimet e rreme, janë vetëm pjesë e kësaj periudhe. Dielli në Ujor nënkupton që keni mbështetje të mirë, përkatësisht përkrahje të një Luani nga hija. Është javë e mirë për më shumë fitime, mirëpo edhe do të shpenzoni më shumë para.

Shëndeti: Keni vendosur të provoni një dietë të re, por edhe regjim të ri ushqimi.

Dashuria: Lidhjet e pazakonshme flasin që nuk duhet t’i merrni shumë seriozisht çdo gjë që dëgjoni. Të gjitha duhet t’i merrni me rezervë, andaj nuk është keq edhe që personin e dashur ta vini përballë një sprove. Do të keni njohje të reja me persona të pazakonshëm. Ata mund të jenë artistë apo muzikantë. Në këtë periudhë nuk ju tërheq asgjë standarde. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Lifestyle
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori