LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 14 – 21 shtator

Horoskopi javor për periudhën nga 14 – 21 shtator

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21. 03. – 20. 04)

Puna: Kaloni disa ditë të para të kësaj jave me angazhim më të madh. E gjitha që mund të ndalet – do të ndalet, çdo gjë që mund të komplikohet – po ashtu do të komplikohet. Edhe komunikimi me shefat, kolegët, bashkëpunëtorët – do të jetë për ju tepër i lodhshëm dhe i ngadalshëm. Por çfarë të bëhet pos që të ecet tutje përpara. Pjesa e dytë e javës është diç më e mirë, më stimuluese dhe tashmë jep shanse që të përfundohen gjërat të cilat ju kanë lodhur dhe mërzitur.

Shëndeti: Mos injoroni asgjë.

Dashuria: Këtë javë lirisht mund ta quani “java e stërvitjes së tolerancës me partnerin”. Kryesisht ju pret harmoni e mirë me personin të cilin e dashuroni, mirëpo vetëm nëse atmosfera është e qetë dhe nëse të dy jeni në humor të mirë. Atë moment kur te njëri nga ju fillon diçka të mos shkojë mirë, për shkak të punës apo të ndonjë gjëje tjetër – tensioni ngrihet dhe ekziston shansi që të grindeni. Në momente të tilla – ose qëndroni larg njëri-tjetrit ose çdo gjë kalojeni me humor. Desh të lirë – jeta juaj sociale po forcohet dhe aktualisht së paku dy persona po ju tërheqin vëmendjen.

DEMI (21. 04 – 21. 05)

Puna: Hëna e plotë në sferën e karrierës ju pret në fillim të javës. Natyrisht – ju premton kaos së paku deri në gjysmën e javës, mirëpo nëse jeni bash “me fat” – atëherë edhe më gjatë. Në të vërtetë, ju jeni në stilin që të përpiqeni të përshtateni dhe të gjeni kompromis me ata me të cilët jeni në kontakt, andaj kjo në fund do të jetë e zgjidhur në mënyrën e duhur.

Shëndeti: Pa marrë parasysh aktivitetet, mos harroni që duhet të pushoni.

Dashuria: Partneri dhe ju disi po veproni në këtë javë në stilin “atje ku jeni, nuk jeni”. Fizikisht mund të jeni pranë njeri-tjetrit, ndërsa sërish sikur të jeni me kilometra larg. Sikur nuk keni kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin, mirëpo thjesht – nuk po krijohet hapësirë që të dy të qetësoheni dhe të kënaqeni së bashku. E gjitha tani është në njëfarë pritjeje, ngadalë dhe joinspiruese. Dema të lirë – tani jeni në njëfarë vakuumi sa u përket shanseve të reja dashurore. Ose nuk ekziston askush ose ajo është njëfarë simpatizimi, assesi të ecet në drejtimin e duhur.

BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)

Puna: Ajo në çka keni llogaritur dhe çka qenë “qind për qind e sigurt”, ka ngecur dhe nuk po lëviz as një milimetër. Edhe ju jeni të shumë të ngarkuar edhe keni përshtypjen që i gjithë ai mund juaji nuk po ju çon asgjëkund, sepse asnjë zgjidhje nuk po funksionon asnjë situatë nuk është në favorin tuaj. Vetëm ngadalë – megjithatë çdo gjë do të funksionojë, mirëpo do të detyroheni të prisni pjesën e dytë të javës.

Shëndeti: Provoni që të relaksoheni duke u angazhuar në sferën e artit.

Dashuria: Deri në gjysmën e javës me të dashurin tuaj do të keni disa probleme. Do të detyroheni të dy që të jeni të kujdesshëm dhe të përpiqeni që të mos i thoni njëri-tjetrit ndonjë fjalë të rëndë… Nëse i zgjidhni këto probleme – pjesa e dytë e javës ju sjell ulje të tensioneve dhe përmirësim të marrëdhënieve. Binjakë të lirë – nga dështimet emocionale, iluzionet dhe ngurtësia hyjnë në pjesën e dytë të javës në një periudhë pakrahasueshëm më të volitshme për të dy. Zgjohuni dhe bëhuni gati për aksione dashurie.

GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)

Puna: Fillimi i javës sjell kulmim të ngjarjeve (apo dështimeve), sjell marrëdhënie maksimalisht të tendosura në punë ndërkaq disa Gaforreve u sjell ndjenjën, por që në tërësi janë të bllokuara mu në çdo gjë që dëshirojnë të arrijnë dhe të përfundojnë.

Shëndeti: Keni nevojë për relaksim dhe pushim.

Dashuria: Hëna e plotë, e cila sundon shenjën tuaj, opozita e Merkurit nga fusha juaj e personalitetit me Saturnin nga fusha e partneritetit – e pra apo ju ngjason juve në paqe, fillim të mrekullueshëm dhe të qëndrueshëm të javës së re? Neve na ngjason ashtu, në marrëdhënie goxha të tendosura dhe në presion nga ana e personit të dashur ndaj të cilit ju përgjigjeni me heshtje, me indiferentizëm dhe natyrisht – me nervozizëm. Por ngjason në atë që çdo gjë që ju dëshironi – personi i dashur nuk mendon ashtu. Gaforre të lira – te ju asgjë nuk do të ndodhë tani për tani. Së shpejti do të ketë gjëra të reja.

LUANI (23. 07 – 22. 08)

Puna: Diçka ju ka bllokuar, ndaluar dhe penguar. A janë ato rrethana, a janë ata njerëz me të cilët bashkëpunoni, a janë ato frika tuaja dhe pamundësi që t’i zgjidhni disa situata – çfarëdo që të jenë, nuk kanë rëndësi. Rëndësi ka që nga ato tani nga gjysma e javës do të dilni.

Shëndeti: Kushtoni kujdes më shumë vetes.

Dashuria: Në këtë javë disa Luanë do t’i vënë pikën e fundit partneritetit të tyre… apo do t’i vënë pikën e fundit çdo gjëje që në periudhën e kaluar i ka penguar. Përgjigjet do të vijnë vetvetiu dhe ju do të dini se çfarë të bëni në të ardhmen. Për çdo rast – po hyni në një fazë plotësisht të re kur është fjala për partneritetet – në atë fazë në të cilën do të ndiheni mirë. Luanë të lirë – i duruari i fituari. Do të fitoni edhe ju, së shpejti.

VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)

Puna: Hëna e plotë mu në fillim të javës në fushën e përditshmërisë afariste dhe obligimeve, gjithsesi do të çojë deri aty që Virgjëreshat të mendojnë që thjesht nuk mund të funksionojnë më në rrethana të këtilla dhe në këtë mënyrë. Nuk është koha për ndonjë ndryshime madhështore, veç tjerash – nga disa ngarkesa megjithatë do të liroheni në pjesën e dytë të javës.

Shëndeti: Mos e teproni me pijet.

Dashuria: Rraskapitje nga puna, komunikim jo edhe aq i shkëlqyeshëm me personin e dashur… e gjithë kjo do të ndikojë fuqishëm te Virgjëreshat, të cilave më shumë se çdo gjë këto ditë u nevojitet pushim dhe qetësi shpirtërore. Pas pjesës së parë të javës së vrullshme ju pason tërheqja – në mendimet tuaja, apo në qetësi, apo mbase në pushim, larg nga të gjithë. Virgjëresha të lira – mbase personi i cili po ju pëlqen është larg nga ju, mbase nuk keni komunikim të duhur në këtë periudhë… çfarëdo që të jetë – mos u dorëzoni, prisni pak – kjo shpejt do të rregullohet.

PESHORJA (23. 09 – 22. 10)

Puna: Pjesa e parë e javës jashtëzakonisht e lodhshme. Madje edhe kreativiteti juaj dhe inspirimi në një moment do të mbërthehen dhe do të funksiononi me muskuj. Hyrja e sundueses suaj Venerës në fushën tuaj të karrierës flet vetëm për atë që trendi i përpjekjeve afariste, apo i sukseseve afariste do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Luftoni për qëndrueshmërinë dhe ardhmërinë tuaj.

Shëndeti: Bëhuni racional në konsumimin e pijeve, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Në punë po ndodhin gjëra të çuditshme dhe të shpejta, në lidhjet emocionale do të keni më pak obligime, herë-herë deri në pikën më të mirë. Vetëm ajo fushë e miqve, e dëshirave, dhe shpresat shkëlqen. Askush nuk ju ndalon të dëshironi dhe të shpresoni, mirëpo juve vetëm shoqëria ju orienton drejt dhe ju mbush me energji kur ju mungon ajo. Venera ju bën edhe më të ndjeshëm dhe më emocional. Peshore të lira – tani për tani asgjë pos shoqërimit. Presim javën e ardhshme në të cilën do të funksionojnë më shumë ndodhitë emocionale.

AKREPI (23. 10 – 22. 11)

Puna: Në fillim të javës asgjë nuk do të shkojë sipas planeve dhe dëshirave tuaja. Mirëpo, nga 5 gushti dhe nga kalimi i Merkurit në fushën tuaj të karrierës – është e sigurt që do të ndieni një lëvizje të dukshme përpara. Keni para vetes periudhën prej disa javësh kur do të detyroheni të përpiqeni maksimalisht, sepse pastaj hyni në fazën në të cilën asgjë nuk do të varet nga ju.

Shëndeti: Mos bëni pyetje të tepërta.

Dashuria: Hyrja e Venerës në sferën tuaj të dashurisë do të përmirësojë situatën me personin e dashur. Poenta qëndron aty që ju në këtë moment thjesht jeni “të mbërthyer” në punë dhe obligime dhe që hapësira për personin e dashur është miniaturale. Kjo do të mund të thotë që partnerit i duhet më shumë nxitje emocionale nga ana juaj… mirëpo që edhe ju nuk do të keni mundësi t’i ofroni atij mu atë nxitje. Akrepa të lirë – tani për tani ende nuk mund të themi as për kurrfarë lëvizjesh konkrete dashurore. Ende do të detyroheni të jeni të durueshëm dhe të prisni pesë minutat tuaj.

SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)

Puna: Përfundimisht kjo javë do të fillojë në një mënyrë më të komplikuar dhe më të rëndë, mirëpo me durim, angazhim dhe mbi të gjitha – me energji pozitive e cila ju bart – do të arrini t’i zgjidhni edhe çështjet shumë më komplekse. Është periudhë e mirë për marrëveshje me firma të jashtme, për prezantim të disa zgjidhjeve tuaja ideore dhe të kreativitetit.

Shëndeti: Ushtroni jogën apo meditoni.

Dashuria: Mospajtimet dhe problemet në marrëveshje me partnerin do të shënojnë fillimin e kësaj jave. Mirëpo, energjia dukshëm ndërrohet nga gjysma e javës dhe hapet hapësira që ju të dy të funksiononi më thjesht dhe dukshëm në mënyrë më optimiste. Shigjetarë të lirë – kjo do të jetë përfundimisht koha juaj për argëtim, ndërsa nëpërmjet argëtimit do të vijnë edhe aktivitete argëtuese dashurore. A do të jetë kjo vetëm flirt, aventurë e vogël apo diçka më shumë – do të tregojë koha e cila vjen.

BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)

Puna: Nëse gjërat nuk shkojnë sipas ideve tuaja, prisni pak – mos u bëni presion të tjerëve, sepse tani ndoshta nuk kanë mundësi t’ju përkrahin. Është e mundshme që me fillimin e kësaj jave do të ketë përpjekje nga disa bashkëpunëtorë që t’ju japin leksion apo t’jua imponojnë mendimet e tyre – as që dyshoj që së shpejti do t’ua tregoni ku e kanë vendin.

Shëndeti: Më parë shikoni gjendjen tuaj shëndetësore.

Dashuria: As personi i dashur, por as ju nuk jeni në ndonjë humor fenomenal në fillim të kësaj jave dhe vërtet do të ishte mirë sikur të mos e kaloni nervozen te njëri-tjetri. Nëse vëreni që për disa çështje nuk mundeni të merreni vesh – as mos kërkoni që ato të zgjidhen mu tani. Do të arrijë ndonjë moment tjetër kur të dy do të jeni më të gatshëm për kompromis dhe do të keni vullnet të gjeni zgjidhje të përbashkët. Bricjapë të lirë – Venera hyn në fushën tuaj të partneritetit. Presim t’ju sjellë diçka të mirë…

UJORI (21. 01 – 19. 02)

Puna: Po ju ngarkon ajo që çdo gjë po shkon ngadalë, apo ajo që asgjë nuk po shkon lehtë. Pothuajse ditët e para të kësaj jave janë dukshëm më kërkuese për ju. E gjithë ajo rreth së cilës është e nevojshme të nguteni, po ngadalësohet – ndërsa nga ana tjetër – ju vijnë obligime gjithnjë e më të reja me të cilat nuk dini çfarë të bëni dhe ku do t’i vendosni ato.

Shëndeti: Ndonjëherë do të ndiheni sikur po fluturoni.

Dashuria: Marrëdhëniet të cilat në të vërtetë janë të qëndrueshme do të kalojnë me ndryshime të vogla, ndërsa në ato të tjerat, të cilat tashmë një kohë funksionojnë duke përdorur muskujt – mund të ndodhin “shpërthime” serioze të zemërimit dhe energjisë negative. Mirëpo, këto kryesisht janë momente afatshkurtra pas të cilave do të arrijë qetësia dhe në afat prej pak ditësh. Ujorë të lirë – ekziston shansi që më shumë persona tani për tani po sillen rreth jush ose po tregojnë ndonjë iniciativë ndaj jush. Mirëpo, tani për tani vështirë se do të japin rezultate konkrete. Bëhuni pak më të durueshëm.

PESHQIT (20. 02 – 20. 03)

Puna: Sidoqoftë, në fillim të javës do të keni më pak pengesa – mirëpo edhe krahas tensioneve të cilat do t’i sjellë kjo javë, zgjidhja është afër. Edhe ju gjithsesi zgjidhjen do ta gjeni. Mbase do ta kuptoni që te disa persona edhe nuk mund të gjeni mbështetje aq sa keni pritur – mirëpo çdo leksion, madje edhe ky i këtij lloji, është e vlefshëm për ju. Javë e mirë, punuese, shumë aktive është para jush.

Shëndeti: Nëse keni dilemë, vetëm ndaluni dhe me kujdes nuhasni zërin tuaj të brendshëm.

Dashuria: Do të ketë ndonjë moskuptim ndërmjet partnerit dhe jush, ndonjë atmosferë e tendosur në pjesën e parë të kësaj jave… mirëpo çdo gjë do të kalojë po ashtu siç edhe ka ardhur. Edhe pse ndonjëherë nuk e kuptoni dhe hidhëroheni me njëri-tjetrin – megjithatë ende po dashuroheni. Ndërsa ajo dashuri herët a vonë – do t’i rregullojë gjërat ashtu siç duhet. Peshq të lirë – është e mundshme që ndonjë e kaluar të aktivizohet. Shikoni se çfarë do të bëni me të. Unë do t’ju sugjeroja që të prisni diçka të re dhe ajo e re gjithsesi vjen madje shumë shpejt. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori