LAJMI I FUNDIT:

Hoqën dorë nga puna dhe pronat i lëshuan me qira, çifti britanik lundruan nëpër botë për tetë vite – gjatë udhëtimeve u martuan dhe sollën në jetë tre fëmijë (Foto)

Hoqën dorë nga puna dhe pronat i lëshuan me qira, çifti britanik lundruan nëpër botë për tetë vite – gjatë udhëtimeve u martuan dhe sollën në jetë tre fëmijë (Foto)

Një çift që ishin larguar nga Mbretëria e Bashkuar për të lundruar nëpër botë “për disa vite”, kanë treguar se pse ende janë duke e bërë një gjë të tillë dhe pse vendosën të martohen dhe të kenë tre fëmijë gjatë udhëtimeve nëpër vende të ndryshme.

Jess Lloyd-Mostyn, tani 36-vjeçe nga Londra, kurrë nuk i kishte shkelur këmba në një barkë kur, por kur  u “tall” me James që asokohe e kishte të dashur e tani bashkëshort, ata vendosën të blejnë një jaht dhe të lundrojnë nëpër botë, transmeton Telegrafi.


Dhe nuk kaluan as 12 muaj kur dyshja u nisën në një udhëtim nëpër botë, ku vizituan 36 vende dhe lundruan mbi 26 milje për tetë vite. Madje ata janë zotuar se nuk e kanë ndërmend të ndalen me këto udhëtime.

Ata hoqën dorë nga puna e tyre – Jess që punonte si artiste dhe James si arkitekt, e shtëpinë dhe apartamentin që i kishin në Londër i lëshuan me qira, që të mbledhin para për udhëtimet e tyre dhe të blenë një anije që kushton 35 mijë funte.

Ata përveç se u dashuruan në këtë lloj udhëtimi nëpër ujë dhe vizituan Ishujt Karaibe, Tahitin, Zelandën e Re dhe Fixhin, ata gjithashtu vendosën të krijojnë familje derisa ishin në udhëtime.

Dhe kështu dy vite pas lundrimit, sollën në jetë Rocket që tani është pesë vjeç dhe u lind në ujërat e Meksikës, kurse Indigo fëmija i dytë u lind në Zelandën e Re në vitin 2015 dhe Autumn gjatë rikthimit të shkurtër në Londër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori