LAJMI I FUNDIT:

Honda rikthen veturën klasike, me investime të mëdha në teknologji (Foto)

Honda rikthen veturën klasike, me investime të mëdha në teknologji (Foto)

Rikthimi i veturave të vjetra nuk është fenomen i rrallë, por kësaj radhe Honda ka befasuar me një prezantim në Frankfurt Motor Show.

Pos që ka vendosur të rikrijojë një nga makinat më të popullarizuara të viteve të ’70-ta, ajo do të investojë në të avancime të mëdha teknologjike, transmeton Telegrafi.

Modeli që pritet të lansohet pas dy vitesh, do të jetë tërësisht elektrik dhe ka mundësi të vetëvozitet për periudhë të shkurtër.

Nga jashtë ngjanë shum me Honda Civic dhe disa makina Golf, por ka shumë pjesë moderne.

Përbrenda hapësira është e bollshme dhe shumë komode për dy persona. /Telegrafi/