LAJMI I FUNDIT:

Honda NSX-R e rrallë do të dalë në ankand, çmimi fillon nga 346 mijë euro

Honda NSX-R e rrallë do të dalë në ankand, çmimi fillon nga 346 mijë euro

Kur përmendni termin “Type-R” për entuziastët e veturave, shumica mendojnë për një veturë legjendare të fuqishëm Honda Civic ose Integra Type-R, por vetëm disa do të mendojnë për diçka edhe më “serioze”.

Në fillim të viteve 1990, dhe përsëri dhjetë vjet më vonë, Honda “bashkoi” Type-R në NSX legjendar. Rezultati ishte spektakolar, ndërsa çmimet sot janë, për ta thënë spektakolare.


Kompania britanike Torque GT, e specializuar në vetura japoneze, po shet gjeneratën e dytë të modelit Honda të NSX-R në një ankand me një çmim fillestar prej 346,178 euro.

Ky çmim është pothuajse tre herë më i lartë se vlera e modelit NSX, dhe është e mundur që ai të arrijë një shumë edhe më të lartë gjatë ankandit.

Ky brez NA2 i modelit NSX-R bazohet në NSX të rinovuar që u shfaq pas vitit 2002, dhe u prodhua në më pak kopje në krahasim me gjeneratën e parë. Të dhënat tregojnë se Honda prodhoi 500 njësi të gjeneratës së parë dhe vetëm 140 njësi të gjeneratës së dytë.

Krahasuar me standardin NSX, R është rreth 100 kg më i lehtë për shkak të përdorimit të përbërësve të karbonit dhe heqjes së pajisjeve të panevojshme.

Vetura mundësohet nga një motor 3.2-litër V6 që zhvillon 286 kuaj fuqi sipas specifikimeve të fabrikës, që është sipas marrëveshjes midis prodhuesve japonezë, por është pothuajse e sigurt që do të japë më shumë fuqi tek rrotat e pasme. Motori është i çiftuar me një transmision manual me 6 shpejtësi.

NSX-R ka përshkuar 50,920 kilometra. /Telegrafi/