LAJMI I FUNDIT:

Honda formon partneritet për të siguruar furnizimin me metale të baterive

Honda formon partneritet për të siguruar furnizimin me metale të baterive

Honda Motor Co ka krijuar një partneritet me kompaninë tregtare Hanwa Co për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të metaleve të përdorura në bateritë për automjetet e elektrizuara, tha të martën prodhuesi japonez i automjeteve.

Siç raporton Reuters, përcjell Telegrafi, Honda do të jetë në gjendje të marrë metale thelbësore si nikeli, kobalti dhe litiumi përmes partneritetit në afat të mesëm dhe afatgjatë, thuhet në një deklaratë.


Prokurimi i këtyre elementeve do të jetë ndër shumë sfida për prodhuesit e automjeteve në mbarë botën, pasi rregulloret më të rrepta mjedisore përshpejtojnë prodhimin dhe shitjet e makinave më të pastra dhe të elektrizuara.

Honda tha se kishte zgjedhur Hanwa-n për fuqinë e saj në prokurimin e burimeve.

Këtë vit Honda vendosi një objektiv për të nxjerrë në treg 30 modele të automjeteve të elektrizuara (EV) globalisht dhe për të prodhuar më shumë se 2 milionë EV në vit deri në vitin 2030. Kompania synon të shesë vetëm automjete plotësisht elektrike dhe automjete elektrike me qeliza karburanti deri në vitin 2040. /Telegrafi/