LAJMI I FUNDIT:

Holanda mbledh gati 89 milionë euro për Turqinë e Sirinë – fondacioni i njëjtë kishte mbledhur para edhe për Kosovën

Holanda mbledh gati 89 milionë euro për Turqinë e Sirinë – fondacioni i njëjtë kishte mbledhur para edhe për Kosovën

Në Holandë, gati 89 milionë euro janë mbledhur për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Fondacioni i Organizatave Humanitare Bashkëpunuese (Giro555) në vitin 1999 kishte mbledhur 52 milionë euro për Kosovën.

Gazetari turk që punon në shtetin holandez, Sinan Can, si dhe këngëtarja turke, Karsu Donmez, kanë zbardhur shumën totale të mbledhur përmes donacioneve.

Rama dhuron 1 milion euro për Turqinë, në fushatën 'Türkiye Një Zemër'
Lexo po ashtu Rama dhuron 1 milion euro për Turqinë, në fushatën 'Türkiye Një Zemër'

Donmez nuk ka mundur t’i mbajë lotët në momentin kur në ekran u shfaq shuma prej gjithsej 88.921.469 eurove.

“Vend i vogël me zemër të madhe”, tha Sinan Can për holandezët që dhuruan para mbrëmë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

View this post on Instagram

A post shared by KARSU (@karsudonmez)

“Është e jashtëzakonshme se sa shumë para janë mbledhur në Holandë. Kaq shumë njerëz kanë vepruar duke thirrur në panelet tona, duke dhuruar online, por veprime janë ndërmarrë përreth vendit edhe nga të rinj e të moshuar. Dhe të gjitha këto para janë tepër të nevojshme dhe do të shpenzohen mirë për ndihmë emergjente në Turqi dhe Siri”, ka thënë drejtori i Giro555, Michiel Servaes.

Ndërkohë, “Turqia, një zemër” ishte motoja e fushatës së mbrëmshme televizive, ku morën pjesë dhjetëra aktorë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Mbi nëntë milionë SMS dhe 5.7 miliardë euro - "Turqia një zemër", fushata që mblodhi para për të prekurit nga tërmetet
Lexo po ashtu Mbi nëntë milionë SMS dhe 5.7 miliardë euro - "Turqia një zemër", fushata që mblodhi para për të prekurit nga tërmetet

Gjatë natës së kaluar, e cila u transmetua bashkërisht nga të gjitha televizionet, u grumbulluan 115 miliardë e 146 milionë e 528 mijë lira turke (5.7 miliardë euro) duke u dërguar më shumë se nëntë milionë SMS.

Theksojmë se përmes telefonit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një milion euro për të prekurit nga tërmetet

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 35 mijë viktima dhe shumë dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori