LAJMI I FUNDIT:

Holanda e do si trajner, Conte e refuzon

Holanda e do si trajner, Conte e refuzon

Federata Holandeze e futbollit thuhet se foli me italianin Antonio Conte për të parë nëse ai do të ishte një përshtatje e mirë për punën e trajnerit te Holanda, por ai dëshiron të presë për një rol tek ndonjë klub evropian.

Trajneri italian është një agjent i lirë pasi përfundoi kontratën e tij me Interin me pëlqimin e ndërsjellë, pavarësisht se fitoi titullin në Serie A.


Si pjesë e marrëveshjes, ai nuk mund të regjistrohet në një tjetër klub të Serie A për sezonin 2021-22.

Ai ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Real Madrid gjatë verës, por të gjitha pa rezultat.

Sipas prezantuesit italian të sportit, Maurizio Pistocchi, edhe Federata Holandeze e Futbollit iu afrua Contes për të parë nëse ai do të ishte i interesuar të merrte përsipër ekipin kombëtar pas eliminimit të tyre të hershëm në Euro 2020.

Frank de Boer u largua pasi ata u eliminuan në fazën e 1/8-tës pas një humbje 2-0 ndaj Republikës Çeke, ndërsa ardhja e tij te Holanda ishte vetëm në shtator të 2020.

Zyrtare: Frank de Boer nuk do të drejtojë më Holandën
Lexo po ashtu Zyrtare: Frank de Boer nuk do të drejtojë më Holandën

Sidoqoftë, Conte me sa duket ka refuzuar ofertën e Holandës, pasi thuhet se është duke pritur një ofertë nga ndonjë klub evropian.

Ai ka përvojë si trajner ndërkombëtar, pasi e ka çuar Italinë në çerekfinalet e Euro 2016. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori