LAJMI I FUNDIT:

Hojlund i bën kërkesë Ten Hagut që t’i jap më shumë minuta yllit të palumtur të Man Utd

Hojlund i bën kërkesë Ten Hagut që t’i jap më shumë minuta yllit të palumtur të Man Utd

Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, i ka thënë Erik ten Hagut se Christian Eriksen meriton më shumë minuta, duke e etiketuar atë si një ‘lojtar klas’.

Mesfushori danez rrëmbeu ballinat këtë javë pasi zbuloi nervozizmin e tij për mungesën e minutave tek Manchester United këtë sezon.


Eriksen nuk ka startuar në asnjë ndeshje që nga janari dhe ka qenë një rezervë e papërdorur në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.

Dhe Hojlund, i cili luan përkrah 32-vjeçarit për klubin dhe kombëtaren, nuk u kursye nga lëvdatat për bashkëlojtarin e tij dhe beson se atij duhet t’i dhurohet mundësia për të shfaqur kualitetin që ka.

“Unë isha në bankë rezervë tek Kopenhaga, kështu që e di se çfarë do të thotë kjo, por ai e mban kokën lart dhe është një lojtar klas. Natyrisht, ju dëshironi të luani futboll dhe jam i sigurt se ai e ka këtë dëshirë”, ka thënë fillimisht Hojlund.

“Ishte shumë e mirë që ai mori disa minuta ndaj Liverpoolit, unë mendoj se ai bëri me të vërtetë mirë kur u fut në lojë”.

“Ai është një lojtar i mirë, kështu që ju doni ta shikoni atë në fushë, por ne kemi shumë lojtar të mirë, kështu që i mbetet trajnerit të vendos nëse ai luan apo jo”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori