LAJMI I FUNDIT:

HMD njofton telefonat e ri: Nokia 6.2, Nokia 7.2 dhe telefonat të tjerë

HMD njofton telefonat e ri: Nokia 6.2, Nokia 7.2 dhe telefonat të tjerë

HMD solli pesë telefona në Berlin këtë vit, duke përfshirë Nokia 6.2, Nokia 7.2, si dhe Nokia 110, Nokia 2720 dhe Nokia 800. 


Nokia 6.2 është telefoni i parë i serisë 6 nga Nokia që vjen me një treshe të kamerave dhe teknologjinë PureDisplay.

Pajisja përmban një ekran 6.3-inç me rezolucion FHD + dhe një vrimë në formë të pikës së ujit, brenda së cilës strehohet kamera e përparme 8MP. 

Fuqizimi i gjithçkaje vjen përmes një procesori Qualcomm Snapdragon 636, i çiftuar me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë ruajtje. 

Sistemi me tre kamera në anën e pasme përbëhet nga një sensor kryesor 16MP, një lente me kënd të gjerë 8MP dhe një sensor me thellësi 5MP.

Nokia 6.2 do të jetë në dispozicion në ngjyrat qeramikë të Zezë dhe të Akullit, por detajet dhe çmimet ende nuk janë njoftuar.

Nokia 7.2 sjell një aparat fotografik të fuqishëm 48MP kryesor me optikë ZEISS, duke punuar në të njëjtën kohë me një lente me kënd të gjerë 8MP, dhe një sensor me thellësi 5MP. 

Ashtu si Nokia 6.2 më lart, 7.2 përmban një ekran 6.3-inç FHD + me një formë ‘pikë uji’ në kamerën selfie, por vjen me 20MP, Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtje.

Bateria vlerësohet në 3.500mAh por specifikat në lidhje me disponueshmërinë dhe çmimet nuk janë zbuluar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori