Ish futbollisti, tani trajneri Hivzi Ahmeti është afër që të marr drejtimin e juniorëve të Prishtinës.

Telegrafi ka mësuar se tashmë ka një marrëveshje në parim mes klubit dhe Ahmetit, ku së shpejti pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.


Ahmeti ka qenë futbollist i Prishtinës në të kaluarën, ndërsa ka bërë karrierën edhe te Dinamo Tiranë, Gjilani, Drita, Ramiz Sadiku, Besiana, KEK-u, 2 Korriku e Flamurtari.

Screenshot 3 11

Ai tash e një kohë merret me përgatitjen e kategorive të reja, ku përveç klubeve, ai ka marr pjesën edhë në kampe të klubeve të njohura si trajner.

Ahmeti ishte pjesë e Milan Junior Camp (2010), Barca Camp (2016), Dinamo Zagreb Camp (2019) dhe Valencia Camp (2020).

273776745 266571982142406 927194397816953358 n

Si trajner ka drejtuar klube si Arsenal U15, Rilindja U17, Fushë Kosova U19 dhe Flamurtari U19.

Ndërkohë në Superligë ai ka qenë ndihmës i Gani Sejdiut te Drenica.

Ai merret edhe me stërvitje individuale të lojtarëve që luajnë në Angli, Portugali, Gjermani dhe Itali, por edhe me lojtarë nga Superliga e Kosovës edhe ajo e Shqipërisë.

273607825 904012046932020 9117813916660115061 n

Ahmeti pritet ta marr drejtimin e Prishtina U19 në vend të Leotrim Krasniqit që nuk është më pjesë e këtij klubi.  /Telegrafi/

telegrafi sport app