LAJMI I FUNDIT:

Historiku i villës së Ramiz Kelmendit, për të cilën afaristi thotë se kushton sa tri banesa në Prishtinë

Historiku i villës së Ramiz Kelmendit, për të cilën afaristi thotë se kushton sa tri banesa në Prishtinë

Biznismeni Ramiz Kelmendi ka qenë i ftuar në emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini.

Kelmendi në bjeshkët e Rugovës ka investuar në një objekt të madh për të cilin thotë se nuk e ka bërë për shkak të nevojave personale por për t’i dhënë vlerë vendit.


“Në këtë vend mua do më kishte mjaftuar edhe një objekt i drurit por kam pasur dëshirë që t’ia jap Rugovës edhe një objekt që do të ketë karakter historik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Afaristi thotë se projektin shtëpisë e ka bërë vet bashkë me arkitektin Hajrullah Cena.

“Objekti afërsisht më ka kushtuar 25 euro metri katrorë, që i bie sa tri banesa në Prishtinë”.

Pronari i “Elkos Group”, thotë se ndërtesa ka stil iliro-romak.

“Nuk jam adhurues i ndërtimeve të stilit me gurë pasi ato i takojnë mesjetës”.

Kelmendi thotë se villa shfrytëzohet edhe për trajnime biznesi ndërsa shton se fëmijët e tij e shfrytëzojnë më shumë./Telegrafi/