LAJMI I FUNDIT:

Historike vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, por a do të ketë Kosova pasoja?

Historike vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, por a do të ketë Kosova pasoja?

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem mund të shkel Ligjin Ndërkombëtar, thotë për RTV Dukagjinin, profesori marrëdhënieve ndërkombëtare, Richard Caplan.

Kosova dhe Izraeli sot kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike. Ky hap u përshëndet nga dy palët, por vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem sipas profesorit të Oksfordit, Richard Caplan mund të paraqet shkelje të Ligjit ndërkombëtarë.

“Më 1980 Parlamenti i Izraelit aneksoi Jerusalemin Lindor dhe qytetin e bashkuar e shpalli kryeqytet të Izraelit. Këshilli i Sugurimit të Kombeve të Bashkuara këtë veprim e dënoi me rezolutë. Vendimi i Kosovës për të vendosur ambasadën në Jerusalem, i cili është i barabartë me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit mund të jetë një shkelje e Ligjit ndërkombëtarë”, deklaroi Caplan.

Nga shoqëria civile vlerësohet vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, por vendosja e ambasadës në Jerusalem sipas tyre mund të ketë pasoja negative për Kosovën.

“Duke marrë parasysh se me rastin e zhvendosjes së kryeqytetit në Jerusalem nga ana e Izraelit nuk ka konsensus ndërkombëtarë. Problematike është se as mes vendeve perëndimore në këtë rast shteteve të BE-së dhe SHBA-së nuk ka unifikim sa i përket Jerusalemit. Në këtë rast vendosja e ambasadës në Jersualem apo njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit mund të ketë pasoja negative për Kosovën. Por se me çfarë pasoja mund të përballemi nuk është mirë të paragjykojmë tash”, deklaroi Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, përcjell Telegrafi.

“Kjo vendosje e raporteve diplomatike me Izraelin mund të përkeqësojë raportet me disa vende, sidomos me ato nga bota Islame, por jo vetëm. Duhet pasur parasysh se edhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian është e orientuar karshi Izraelit në respekt të rezolutave të OKB-së që nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, deklaroi Emir Abrashi.

Analisti Fisnik Halimi thotë se njohja nga Izraeli sjell për Kosovën disa benifite.

“Lajmi është i mirë jo pse Izraeli po e njeh Kosovën por se një shtet që ka probleme territoriale po e kapërcen këtë hap dhe po e njeh Kosovën. Nëse jemi të vëmendshëm shumica e shteteve të BE-së që kanë probleme me territore qoftë të brendshme apo edhe me shtete tjera nuk e kanë njohur deri më tani Kosovën”, deklaroi Fisnik Halimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori