LAJMI I FUNDIT:

Historiani Hakif Bajrami: Vajza e presidentit Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën (Video)

Historiani Hakif Bajrami: Vajza e presidentit Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën (Video)

Në emisionin e sotëm “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, u diskutua me historianët për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë qysh nga shpallja e pavarësisë në 28 nëntor të 1912.

Duke folur për marrëdhëniet e Fan Nolit me presidentin amerikan asokohe Woodrow Wilson dhe ndikimin e tij në çështjet shqiptare, historiani Hakif Bajrami u shpreh se vajza e presidentit Wilson ishte e martuar me Nuredin Vlorën (veprimtar i çështjes kombëtare)

“E them për herë të parë. Erdhi Wilson që ne i thurim lëvdata dhe duhet t’i thurim dhe e tha një fjali për shqiptarët, ndërsa për serbët katër faqe e për malazezët pesë. E ku ishte problemi? Më takon mua të them. Bija e Wilsonit ishte e martuar me Nuredin Vlorën”, deklaroi historiani Hakif Bajrami.

Tutje, historiani Bajrami tha se ndonëse deklarata e tij mund të duket e pabesueshme, ka dokumente për ta argumentuar atë që po e thotë.

“Këta janë të rinj, kanë mundësi të hulumtojnë ende. Mua të mos më besojnë. Unë po e them para opinionit dhe jam i gatshëm të shpalos argumente. Kjo letër është bërë në Dibër dhe e kam marrë nga arkivi diplomatik”, potencoi më tej historiani Bajrami.

Në “Debat Plus”  sonte diskutohet edhe për figurën e Hasan Prishtinës dhe ndikimin e tij në shpalljen e pavarësisë në nëntor të 1912, e gjithashtu edhe për figurën e Isa Boletinit e Bajram Currit. /RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori