LAJMI I FUNDIT:

Historiani gëzohet si fëmijë ndërsa shpallet fitues për blerjen e një “dinosauri” në një ankand

Historiani gëzohet si fëmijë ndërsa shpallet fitues për blerjen e një “dinosauri” në një ankand

Ky është momenti kur historiani Tom Holland feston pasi përmbushi një ëndërr fëmijërie për të zotëruar një dinosaur.

Pamjet video nga një shtëpi ankandi tregojnë se si ai gëzohet ndërsa ishte ulur në karrigen e tij pasi çekiçi ra duke e shpallur atë fitues të ankandit, përcjell Telegrafi.


Më pas ai ngrihet në këmbë dhe bën disa hapa përpara se të kërcejë lart e poshtë në një kërcim festiv.

Holland, prezantuesi i emisionit të BBC Radio 4, “Making History”, po merrte pjesë në ankandin e tij të parë ndonjëherë.

Siç bëhet e ditur, 54-vjeçari shkoi së bashku me babain e tij Martin më 30 qershor në shitjen në Woolley & Wallis Auctioneers, të Salisbury, Wiltshire, për të bërë një ofertë për një skelet Psittacosaurus, rreth 119 milionë vjeç. /Telegrafi/