LAJMI I FUNDIT:

Historia e njeriut më të zgjuar ndonjëherë dhe arsyeja pse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për të

Historia e njeriut më të zgjuar ndonjëherë dhe arsyeja pse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për të

Albert Einstein kishte një IQ të vlerësuar prej 160 pikësh, IQ i Issac Newton ishte vlerësuar me 190 pikë dhe IQ i Mark Zuckerburg është 152 pikësh.

Këta burra të famshëm njihen si gjenitë absolut në të gjithë botën, por dikur ka jetuar një person, IQ e të cilit u tha se ishte midis 250 dhe 300 pikëve! William James Sidis, njeriu më inteligjent ndonjëherë në tokë, ishte një fëmijë i cili ishte aktiv në disa fusha, në nivelin e një të rrituri, po ashtu ishte një matematicient i jashtëzakonshëm. Ai ishte një mjeshtër me dialekte të shumëfishta dhe një autor i talentuar gjithashtu. Por për fat të keq, jo shumë njerëz kanë dëgjuar ndonjëherë për të.

Bright Side tregon më shumë mbi historinë e jetës së William James Sidis dhe arsyen pse ai nuk është aq i njohur siç duhet të jetë:

Në moshën 8 vjeçare, ai mund të fliste 8 gjuhë

William lindi në New York, në vitin 1898. Babai i tij Boris ishte një psikolog shembullor që fitoi 4 diploma nga Harvard. Nëna e tij ishte gjithashtu një mjeke. Meqenëse prindërit e tij ishin vetë fantastik, William James Sidis pritej të ishte gjithashtu i shkëlqyeshëm, por inteligjenca e tij dëshmoi se ishte më shumë se e zakonshme.

Kur ishte vetëm 18 muajsh, ai pati mundësi të lexonte revistën ‘The New York Times’.

Në moshën 8 vjeçare, ai mësoi vetë Latinisht, Greqisht, Frëngjisht, Rusisht, Gjermanisht, Hebraisht, Turqisht dhe Armenisht. Përveç këtyre 8 gjuhëve, ai gjithashtu shpiku gjuhën e tij dhe e quajti atë “Vendergood”.

Ai u bë personi më i ri që u regjistrua në Harvard

Shumë i vetëdijshëm për inteligjencën e tij, babai i tij u përpoq ta regjistronte atë në Harvard, por u refuzua pasi William ishte në atë kohë vetëm 9 vjeç. 2 vjet më vonë, instituti e pranoi atë dhe William u bë personi më i ri që u pranua në Harvard në vitin 1909.

Deri në vitin 1910, njohuritë e tij për matematikën arritën kulmin aq shumë sa që ai filloi të ligjëronte profesorët e tij, duke i fituar atij titullin ‘child prodigy’. Ai mbaroi studimet e larta për artin në moshën 16 vjeçare.

Ai vendosi të jetojë një jetë të izoluar

Fama mund të jetë e lodhshme, veçanërisht nëse i ekspozoheni asaj në një moshë të re. Menjëherë pas diplomimit, William u tha gazetarëve se ai dëshironte të jetonte jetën “e përsosur”, e cila sipas tij ishte një e vetmuar. Ai gjithashtu shtoi se ai kishte për qëllim të mos martohej kurrë pasi gratë nuk i drejtoheshin atij.

Përveç famës së padëshiruar, vendimi i tij pasqyroi edhe presionin që ai përballoi që nga lindja. Gjatë asaj kohe, Amerika besonte në kthimin e fëmijëve në gjeni me arsimimin e duhur. Duke qenë një psikolog i talentuar, babai i Williamit ishte i prirur ta bënte djalin e tij të shkëlqente si një yll. Për ta arritur këtë, ai zbatoi qasjet e tij psikologjike për të rritur djalin e tij dhe e shtyu atë. Edhe pse William pëlqente të mësonte si fëmijë, mendimi i tij ndryshoi si i rritur dhe ai fajësoi babanë e tij për këtë. Kur Boris vdiq në 1923, William nuk pranoi të marrë pjesë në funeralin e tij.

Ai u dënua me 18 muaj burg

Ashtu si gjenitë zakonisht bëjnë për të ruajtur një profil të ulët, William punoi punë me pagë të ulëta. Pavarësisht, ai njihej akoma nga njerëzit, duke mos i lënë atij zgjidhje tjetër veçse të ndërronte punën e tij përsëri. Në vitin 1924, reporterët e zbuluan atë duke punuar një punë prej 23 dollarësh në javë e cila bëri përsëri pjesë të titujve kryesor, vetëm këtë herë ata talleshin me inteligjencën e tij dhe thanë që ai nuk ishte më i aftë të bënte atë që bëri si fëmijë. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e vërtetë pasi gjatë gjithë jetës së tij, William shkroi libra të shumtë me vlerë duke përdorur pseudonime të ndryshme.

Ai ishte një socialist dhe një kundërshtar i Luftës së Parë Botërore. Ai, në të vërtetë, u arrestua në 1919 për një protestë e cila u kthye e dhunshme në Boston, ku u dënua me burg për 18 muaj. Sidoqoftë, prindërit e tij gjetën një mënyrë për ta mbajtur atë larg nga burgu dhe e mbyllën atë në sanatoriumin e tyre për 2 vjet.

Një vdekje fatkeqe në moshën 46 vjeçare

William e kaloi jetën e tij si i varfër dhe plotësisht i vetmuar. I larguar nga familja e tij, ai punoi si kujdestar i makinerive dhe bënte punë të vogla për t’i përmbushur nevojat shtesë.

Personi që mund të ndryshonte botën vdiq në një vdekje fatkeqe në 46 vjeçare si i pa njohur, duke vuajtur nga një hemorragji cerebrale në 1944. Është interesante se babai i tij vdiq nga e njëjta gjendje. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori