LAJMI I FUNDIT:

Historia e nëntë filmave që janë nominuar në kategorinë kryesore në “Oscars 2020”: Cili nga ta e meriton sivjet çmimin e Akademisë?

Historia e nëntë filmave që janë nominuar në kategorinë kryesore në “Oscars 2020”: Cili nga ta e meriton sivjet çmimin e Akademisë?

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Oscars” po afrohet.

Më datë 9 shkurt, do të zbulojmë se kush janë artistët me fat që do të marrin çmimet më prestigjioze në industrinë e filmit. Ende ka ca kohë për të kontrolluar dhe parë nëse keni shikuar gjithçka dhe të ndani mendimin tuaj për ata që mendoni se patjetër e meritojnë atë.

Bright Side vendosi të sjellë listën me historinë e filmave që sivjet garojnë për çmimin kryesor, “Best Picture (Filmi më i mirë)”.


9. 1917

Kjo histori flet për dy ushtarë. Ata duhet të mbajnë një mesazh të rëndësishëm që do të ndihmojë më shumë se një mijë njerëz të shmangin një kurth vdekjeprurës. Për këtë, ata duhet të kalojnë thellë në territorin e armikut.

8. Ford v Ferrari

Filmi tregon për përpjekjen e “Ford Motor Company” për të lënë pas “Ferrari”-n pas në garën “24 hours” të Le Mans në vitin 1966. Për të fituar, Henry Ford kontakton Carroll Shelby, një projektues të automobilave, i cili pajtohet të krijojë një makinë të re garash me ndihmën e mekanikut Ken Miles.

7. Jojo Rabbit

Një djalë i vështirë 10-vjeçar po përpiqet të gjejë vendin e tij në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa ai nuk mund të gjejë miq në botën e vërtetë ose të fitojë mbështetje nga nëna e tij, ai krijon një mik imagjinar të papritur për veten e tij. Por situata del jashtë kontrollit kur zbulon se nëna e tij po fsheh një vajzë hebreje në shtëpinë e tyre.

6. Joker

“Joker” tregon historinë e origjinës së zuzarit më të pamëshirshëm të librave komik. Ne e shohim atë në vitet 1980 si Arthur Fleck, i cili punoi si një klloun dhe ëndërronte të ishte një komedian i ngritur. Dështimet e jetës, një sëmundje mendore dhe shoqëria zgjojnë errësirën e tij dhe e kthejnë fytyrën e tij të lumtur në një maskë.

5. Little Women

“Little Women” bazohet në romanin e Louisa May Alcott, një shkrimtar amerikan. Ajo ndjek jetën e katër motrave në udhëtimin e tyre nga fëmijëria deri në rritje. Dashuria dhe humbja e parë dhe kërkimi për veten dhe vendin e tyre në botë janë vetëm disa kurthe atje, dhe ato kanë nevojë për njëra-tjetrën për të kaluar nëpër të gjitha sfidat që iu vihen përpara.

4. Marriage Story

Ky film ka të bëjë me një divorc të komplikuar, por nuk do të shihni shumë skena gjyqësore. Shikuesve u ofrohet një vështrim në botën e familjeve të prishura para dhe pas dëgjimeve, konsultimeve dhe takimeve me avokatët, në kohën kur ata kanë vetëm njëri-tjetrin për të biseduar.

3. Once Upon a Time in… Hollywood

Rick dhe Cliff janë dy yje nga Hollywood-i i së kaluarës. Rick dikur ishte një aktor i famshëm, por tani karriera e tij po merr fund. Cliff është një ish-magjistar, i cili po përpiqet të gjejë ndonjë punë pasi thashethemet shkojnë rreth asaj se ai vrau gruan e tij. Të dy kërkojnë vendin e tyre në këtë botë të re.

2. Parasite

Kjo është një histori për një familje koreane, e cila jeton në një apartament gjysmë-bodrum të çuditshëm dhe fiton para duke palosur kuti picash. Ata ëndërrojnë për një jetë më të mirë dhe një ditë fati është në anën e tyre – ata janë punësuar nga një familje e pasur. Por gjithçka ndryshon kur ata zbulojnë sekretin që është mbajtur brenda shtëpisë për një kohë të gjatë.

1. The Irishman

“The Irishman” është një film krimi që bazohet në historinë e vërtetë për zhdukjen e Jimmy Hoffa, një drejtues amerikan i sindikatës së punës. Historia përqendrohet në Frank Sheeran, vrasësin e tij të supozuar. Një burrë i moshuar që jetonte në një shtëpi pleqsh i kujton kohërat kur ai ishte shofer kamioni i dorëzimit dhe nuk dinte asgjë për botën e krimit. Një ditë jeta e tij ndryshon dhe ai fillon të “pikturojë shtëpi” dhe nuk ka asnjë lidhje me pikturat ose shtëpitë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori