LAJMI I FUNDIT:

Hiqni qafe erën e këmbës me këto produkte që i keni në shtëpinë tuaj

Hiqni qafe erën e këmbës me këto produkte që i keni në shtëpinë tuaj

Era e këmbëve është një gjendje e turpshme, e sidomos nëse jeni të ftuar diku

Por, është koha që të mos jetoni më me këtë problem. Kjo për shkak se ka shumë ilaçe shtëpiake për trajtimin e erës së këmbëve, transmeton Telegrafi.


Soda e bukës

Një ndër deodorantët më të famshëm natyralë në planet, është soda e bukës.

Përzieni një lugë gjelle të sodës së bukës me një litër ujë të nxehtë. Futni këmbët tuaja aty për 15-20 minuta dhe pastaj thani këmbët.

Gjithashtu, është ide e mirë që të futni pak sodë buke në këpucët tuaja gjatë natës dhe ta hiqni atë në mëngjes.

Kripa e gurit

Nuk është sekret që kripa ka veti të fuqishme të cilat shërbejnë kundër mikrobeve.

Mbusheni një legen me ujë dhe pastaj hidhni krip të gurit.

Futni këmbët tuaja aty për 10-15 minuta dhe pastaj pastroni këmbët.

Çaji i zi

Futja e këmbëve në çaj të zi ndihmon në disa mënyra.

Së pari, i mbyll poret, gjë që bën që këmbët tuaja të djersiten më pak.

Së dyti, çaji i zi ka veti antibakteriale të cilat  i vrasin mikrobet që i bëjnë këmbët tuaja të mbajnë erë.

Thjesht, vloni dy filtra të çajit të zi në tri gota me ujë dhe pasi të ftohet uji mund t’i futni këmbët për disa minuta.

/Telegrafi/