Një luhatëse e madhe duket se ishte “shumë e rëndë” për një vajzë 9-vjeçare, e cila nuk u ndal duke bërtitur madje në dy raste edhe humbi përkohësisht vetëdijen, derisa po luhatej.

Molly Barrett dhe babai isaj AJ Barrett, 50-vjeç, hipën në luhatësen e madhe që u dhuroi më shumë adrenalinë se që kishin menduar, transmeton Telegrafi.

Pamjet e realizuara më 17 qershor në Australi, shfaq Mollyn e cila derisa qëndron e ulur në luhatëse, humb dy herë vetëdijen nga frika e madhe dhe shpejtësia më e të cilën lëvizte luhatësja.

Megjithatë babai i saj AJ është kritikuar nga masa, për faktin se është dashur të analizojë më mirë situatën para se të hipin në luhatëse, që duket se ishte “shumë e mundimshme” për bijën e tij Molly. /Telegrafi/