TikTok-u është një vend i shkëlqyeshëm për të mësuar aftësi të reja, pavarësisht nëse është diçka rreth pastrimit ose bukurisë.
Kur bëhet fjalë për gjëra të bëra vet, aplikacioni ka një mori informacionesh. Problemi i vetëm është se disa prej tyre janë shumë të dobishme, ndërsa disa janë krejt e kundërta.
Përdorimi i kimikateve të caktuara ose marrja e detyrave ku nuk keni pajisjet e duhura mund të jetë një lojë e rrezikshme.
Ekspertët e shtëpisë në MattressNextDay kanë zbuluar besueshmërinë e hileve të TikTok, duke sjell një listë me tri prej atyre që duhet të shmangni.
Pikturimi i pllakave të dyshemesë
Pikturimi i pllakave është një mënyrë e famshme për të dekoruar pa pasur nevojë për shpenzime shtesë. Sidoqoftë, mund të jetë e rrezikshme.
Ndërsa pllakat e pikturuara të dyshemesë mund të duken bukur, boja shpesh nuk është mjaft e qëndrueshme për të përballuar konsumimin natyral të ecjes.
Kjo do ta bëjë atë copë -copë, dhe shumë jo-estetike. Ka të ngjarë që do të duhet të zëvendësoni të gjithë dyshemenë.
Përzierja e produkteve të pastrimit
Një problem me hilet e TikTok-ut është pamundësia për të verifikuar nëse ajo që personi thotë është e vërtetë. Gjëja që nuk duhet të bëni kurrë, pavarësisht se sa e besueshme është përmbajtja, është përzierja e kimikateve së bashku.
Kjo mund të sigurojë një produkt pastrimi më të fortë, por gjithashtu mund të shkaktojë djegie kimike dhe sëmundje nëse thithet. Disa kombinime madje mund të jenë fatale.
Hidhini një sy kimikateve që nuk duhet të përzihen kurrë:
-
Zbardhues + uthull = gaz klor (shkakton kollitje, probleme me frymëmarrjen dhe djegie të syve),
-
Zbardhues + amoniak = kloraminë (shkakton kollitje, probleme me frymëmarrjen dhe djegie të syve),
-
Zbardhues + alkool fërkues = kloroform (gulçim, acarim i hundës dhe fytit. Inhalimi akut mund të shkaktojë nauze, të vjella, marramendje dhe përgjumje).
Pikturimi i tavolinave të punës
Kuzhinat e reja mund të jenë të shtrenjta, kështu që mund të keni parë krijues të përmbajtjes që flasin për pikturimin e tyre në vend që të zëvendësohen. Sidoqoftë, përdorimi i bojës aty ku përgatitet ushqimi – dhe aty ku ka ujë – mund të krijojë një strehë për bakteret. Goditjet e vogla do të shkaktojnë vende në të cilat bakteret mund të futen, pikërisht aty ku po përgatitni ushqimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Kuptimi i numrit 333 në astrologji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City