Hileqarët të cilët në Call of Duty luajnë në mënyrë të paligjshme do të emërohen dhe do të turpërohen publikisht pasi të përjashtohen nga loja, ka konfirmuar Activision.
Sezoni e 5-të i Call of Duty: Modern Warfare II dhe Call of Duty: Warzone nisi javën e kaluar, dhe një nga përmirësimet e lojës lidhet me Ricochet, sistemin anti-mashtrim.
Kur Ricochet e zbulon dhe e përjashton nga loja një “lojtar problematik”, të gjithë lojtarët brenda dhomës së njëjtë të lojës do njoftohen nëpërmjet tabelës së vrasjeve, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, ata do ta dinë se kishin të bënin me një hileqar, dhe se gjithashtu do marrin vesh se sistemet e Acitivision e kanë zbuluar atë person dhe se e kanë larguar atë nga loja.
Njoftimet mbi hileqarët e dëbuar nuk janë diçka e re në sektorin e lojërave, pasi që loja BattleBit Remastered e ka këtë funksion tash e disa kohë, megjithatë, ky është një përmirësim i mirëpritur.
Ekipi i Ricochet po përpiqet të zgjidhë problemin e hileqarëve dhe së fundmi janë prezantuar disa masa që do merren ndaj tyre.
Në mesin e këtyre masave janë konfiskimi i armëve, pamundësia për të dalluar armiqtë dhe futja e kloneve të lojtarëve të vërtetë që u shfaqen lojtarëve të dyshimtë dhe hileqarëve të ekspozuar.
Nëse një mashtrues i mundshëm ndërvepron me një nga klonet, automatikisht do të jetë e qartë se ai apo ajo është duke bërë hile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Amazon pritet të prodhojë televizorë dhe ata do të jenë me ekran të madh
Android më i pasigurti
Snapdragon 898 do të jetë çipi i ardhshëm kryesor
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'