LAJMI I FUNDIT:

Hidrodrini: Konsumatorët të kenë kujdes për instalimet dhe ujëmatësit

Hidrodrini: Konsumatorët të kenë kujdes për instalimet dhe ujëmatësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, në prag të sezonit edhe zyrtar dimëror ka ftuar konsumatorët që të kenë kujdes për instalimet dhe ujëmatësit, tash pas uljes së temperaturave.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në prag të mbylljes së vitit kalendarik 2019, ka falënderuar të gjithë konsumatorët e njësive që mbulon, Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik, për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe fton të gjithë konsumatorët, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, meqë vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen masave detyruese ligjore, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat.


“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ të gjithë konsumatorëve që kanë qenë dhe janë konform afateve ligjore iu ka ofruar dhe iu ofron bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara (pagesë me këste mujore prej 12 deri në 36 muaj varësisht nga borxhi i tërësishëm)”, thuhet në njoftim.