Shtëpia e vogël boho me të cilën do të dashuroheni

Kur të kërkoni enterierë boho në Instagram apo Pinterest, me siguri do të hasni në shtëpi të këndshme të vogël boho të blogeres gjermane, Maddie Normandin.

Në llogarinë e saj mylittlebohohome në Instagram ju pret inspirim i vërtetë për rregullim të shtëpisë në stilin e matur boho, transmeton Telegrafi.

Pa shumë mobilie dhe detaje të grumbulluara kjo shtëpi me ngjyrë druri dhe nuanca të buta pasteli duket si hapësirë e hapur dhe energjetikisht e shëndetshme për jetesë.

View this post on Instagram

A post shared by Maddie Normandin (@mylittlebohome) on Dec 27, 2018 at 5:04pm PST

E fisnikërojnë lulet, kristalet, pikturat interesante dhe porositë në mure, jastëkët dekorativë dhe llambat e vogla, mirëpo edhe mobiliet praktike në tone të këndshme.

Kjo shtëpi na ka inspiruar tërësisht që të bëjmë ndryshime të vogla, por efektive dhe interesante në shtëpinë tonë.

Si po ju pëlqen Juve?

/Telegrafi/