LAJMI I FUNDIT:

Hezbollahu libanez përforcon praninë në Siri

Hezbollahu libanez përforcon praninë në Siri

Shefi i Hezbollahut libanez, Hassan Nasrallah, deklaroi sot në Bejrut se lëvizja shiite do të përforcojë praninë e saj në Siri, ku lufton në krahë të regjimit të Bashar Al Asad.

“Gjaku na shtyn të rrisim dhe përforcojmë praninë tonë në Siri”, tha ai, duke iu referuar komandantit të Hezbollahut të vrarë pranë Damaskut javën e kaluar gjatë një bombardimi me artileri.


Sipas vlerësimeve të ekspertëve, Hezbollahu ka humbur më shumë se 1 mijë luftëtarë që prej implikimit të tij zyrtar në vitin 2013 në Siri.