LAJMI I FUNDIT:

Hezbollahu lëshon “raketa të rënda luftarake” drejt veriut të Izraelit

Hezbollahu lëshon “raketa të rënda luftarake” drejt veriut të Izraelit

Grupi militant libanez Hezbollah ka lëshuar “raketa të rënda luftarake” drejt qyteteve në veri të Izraelit, në shenjë “hakmarrjeje” kundër valës së fundit të sulmeve ajrore izraelite që vranë nëntë anëtarë të grupit.

Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, shqetësimet janë rritur gjithnjë e më shumë se përleshjet ditore midis Izraelit dhe Libanit mund të përshkallëzohen në një sulm më të gjerë.


Bëhet e ditur se rritja e dhunës në territoret e Lindjes së Mesme ka ngritur alarmin edhe në Uashington dhe në Kombet e Bashkuara, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Rivendosja e qetësisë përgjatë atij kufiri mbetet prioriteti kryesor për presidentin (Joe) Biden dhe administratën e tij”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke theksuar se SHBA-ja po punon për të ndaluar luftimet përmes përpjekjeve diplomatike.

Ndryshe, në sulmet e fundit Hezbollahu ka përdorur raketa portative antitank Kornet të prodhimit rus, raketa Burkan dhe ka deklaruar se sulmet e tij do të ndalen vetëm kur Izraeli do të ndalojë ofensivën në Gazë.

Që “ky përshkallëzim është i domosdoshëm të ndërpritet menjëherë”, thanë edhe forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin Jugor (UNIFIL).

Kjo pasi numri i viktimave në ato zona vetëm sa vazhdon e rritet.

Edhe pse nga sulmet e fundit nuk raportohet për të lënduar, nga luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut deri më tash kanë mbetur të vrarë nëntë civilë dhe 11 ushtarë izraelit, ndërsa në Liban kanë vdekur më shumë se 240 luftëtarë të Hezbollahut dhe rreth 50 civilë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori