LAJMI I FUNDIT:

Hetuesit e IPK-së identifikojnë një zyrtar të AUV-it, dyshohet se lajmëronte bizneset për angazhimet policore

Hetuesit e IPK-së identifikojnë një zyrtar të AUV-it, dyshohet se lajmëronte bizneset për angazhimet policore

Policia e Kosovës ka filluar së zbatuari  planin operativ në zbatim të vendimeve të institucioneve kompetente, për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19 duke ndërmarrë në vazhdimësi veprime policore me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

Në njoftimin bëhet e ditur se gjatë zbatimit të plani operativ “Monitorimi i zbatimit te masave anti Covid-19” mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it.


Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”.

“Synimi i këtij monitorimi është që të kontribuohet në ngritjen e përgjegjësisë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore dhe të nxis seriozitetin e strukturës policore që të ndërmarrë hapat efikas në menaxhimin e situatës.

Monitorimi është fokusuar në kapacitetet policore të angazhuara, respektimin e zbatimit të masave të Qeverisë, si dhe bashkëpunimin me akterët tjerë të përfshirë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori