LAJMI I FUNDIT:

Hetohet ndikimi i lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale në Francë

Hetohet ndikimi i lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale në Francë

Zyra e Prokurorit në Paris ka nisur hetimet nëse të ashtuquajturat lajme të rrejshme janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 7 majit në Francë. Ky njoftim vjen pasi ka ngritur padi kandidati i qendrës, Emmanuel Macron – i cili është favorit në zgjedhje!

Macron ka ngritur padi, pasi rivalja e tij e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, gjatë debatit televiziv më 3 maj ka sugjeruar se ai mund të ketë llogari offshore në Bahama.


Le Pen si duket i është referuar një publikimi disa orë para debatit, ku pretendohej se Macron ishte i përfshirë me një bankë të Karaibeve dhe një firme në ishullin Nevis. Le Pen shpejt u tërhoq nga këto komente, pasi këto raportime dolën të jenë të rrejshme.

Në dokumentet e publikuara, nënshkrimi i Macronit nuk përputhej me nënshkrimin që ai përdor. Pasaktësi të tjera po ashtu nënvlerësuan këtë postim anonim.

Macron është një ish-bankier dhe kundërshtarja e tij, Le Pen shpesh e ka akuzuar atë mbi interesat e tij biznesore. /REL/