LAJMI I FUNDIT:

Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj, Gjiknuri: Duhet pritur rezultati i hetimeve para se të themi se e pret burgu

Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj, Gjiknuri: Duhet pritur rezultati i hetimeve para se të themi se e pret burgu

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN ku komentoi edhe Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ish-ministri Gjiknuri tha se hetimet janë duke ndodhur dhe mund të ketë edhe sekuestro të provave, por kjo nuk do të thotë se Veliaj është i fajshëm. Ai shtoi se hetimet në radhët e PS ndodhin edhe për shkak të kohës së gjatë që kjo parti është në pushtet.

“Veliaj e bëri të qartë që është i hapur për hetime, ashtu si të gjithë ne kur jemi akuzuar sepse kemi hequr dorë nga çdo lloj instrumenti mbrojtës.


Hetimi mund të ketë edhe masa të tilla, por kjo nuk do të thotë se ai është i fajshëm. Mund të ketë edhe sekuestro të provave që vlejnë për hetimin, mund të ketë edhe kontrolle dhe kjo është një nga mjetet e hetimit, por nuk do të thotë se Veliaj apo kushdo tjetër është i fajshëm.

Po u politizua drejtësia, po u bë me radhë, ne rrezikojmë demokracinë. Një parti që ka gjatë në pushtet… abuzimi ndodh aty ku ka vendimmarrje. Çdo gjë duhet parë në rastet individuale. Në fund të fundit, këtë presin shqiptarët”, tha Veliaj.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori