Në këtë ndeshje shkëlqeu Mario Gotze, i cili realizoi het-trik. Golin e parë mesfushori gjerman e realizoi në gjysmën e parë (33’), ndërsa dy të tjerët në pjesën e dytë (55’ dhe 70’).

Hakan Calhanoglu shënoi golin e nderit për vendasit (72’), kurse Claudio Pizarro vendosi rezultatin përfundimtar (75’).


Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi që me rezultat 3-2 e ka mposhtur Hoffenheimin në Signal Iduna Park.

Fitore kanë regjistruar edhe Schalke (2-0 kundër Freiburgut) dhe Bayer Leverkusen (2-0 kundër Eintracht Frankfurtit) në përpjekje për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app