LAJMI I FUNDIT:

“Heronjtë e rastësishëm” parandalojnë sulmin global kibernetik (Foto)

“Heronjtë e rastësishëm” parandalojnë sulmin global kibernetik (Foto)

Një program që kërkon “haraç” ka sulmuar kompanitë e mëdha, përfshirë shërbimin shëndetësor britanik.

Hetuesi i sigurisë në internet, analisti 22-vjeçar që në Twitter paraqitet si MalwareTech, gjeti mënyrën për ta deaktivizuar këtë program keqbërës, transmeton Telegrafi.


“Ndërprerësi” për këtë virus të llojit “ransomware” ishte në kodin e tij. Analisti e bleu domenin e fshehur në program për 10 dollarë dhe e ndali sulmin. Ai pranoi se nuk e dinte se kështu do ta ndalte atë.

Në fakt, në kod ishte emri i gjatë i domenit që kërkon ky virus gjatë përhapjes. Nëse merr informata se është aktivizuar domeni, atëherë ndalet përhapja.

Në këtë veprim atij i ka ndihmuar dhe Darien Huss nga kompania Proofpoint.

“Ata janë heronj”, ka thënë Ryan Kalember për Guardian. /Telegrafi/