Veteranët e D-Day meritonin më shumë: dita e tyre historike përkujtimore u transformua në një program për zgjidhjen e krizës së Ukrainës. Sidoqoftë: një hap për zgjidhjen e konfliktit është hedhur, mendon Felix Steiner.
Përse pikërisht 70 vjetori i pushtimit të aleatëve në Normandi do të festohej më shumë se kurrë më parë, e bëri të qartë çdo fokusim i kameras në radhët e veteranëve: burra të vjetër, gati 90 vjeçarë ose dhe më shumë, nga të cilët pjesa më e madhe nuk do ta përjetojnë jubileun e ardhshëm.
Pjesërish u panë skena shumë prekëse, gjatë numrit të madh të aktiviteteve festive. Veteranë që qanin në kujtim të shokëve të panumërt që humbën jetën veçanërisht në orët e para të operacionit Overlord. Pleq që mezi mbaheshin në këmbë me uniformë, të cilët me mundim përpiqeshin të mbanin qendrim korrekt ushtarak. Nga fytyrat e tyre rrezatonte megjithatë një krenari e pabesueshme. Krenari e përligjur. Sepse ishin ata që duke vënë në rrezik jetën e tyre i risollën Evropës Perëndimore lirinë dhe demokracinë. Të gjithë që kanë lindur në shoqëritë e lira evropiane dhe e konsiderojnë këtë të vetëkuptueshme, i detyrohen falenderim këtyre burrave. Dhe për këtë arsye veteranët e D-Day e kanë merituar këtë nderim!
Në sfondin e krizës së Ukrainës nocioni D-Day mori ditët e kaluara një kuptim të ri: u fol për Diplomacy-Day, ditën e diplomacisë dhe pritjet ishin respektivisht të larta. Franca si mikpritëse nuk e kishte përjashtuar nga ftesat Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ndryshe nga samiti i G7 i cili u zhvillua menjëherë para D-Day. Përkundrazi, ai ishte i ftuar dhe krahas tij edhe Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko. Jubileu i D-Day si mundësia e parë e kontaktit mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Perëndimit dhe Putinit që prej aneksimit të Krimesë, që shkeli të drejtën ndërkombëtare. Kush do të fliste më kë? Cilat do të ishin gjestet dhe cilët sinjale do të jepeshin?
Bilanzi diplomatik i ditës është pozitiv: që François Hollande dhe Angela Merkel do të zhvillonin bisedime me Vladimir Putinin, ishte bërë e ditur që gjatë javës. Kjo nuk ishte e papritur pasi Gjermania dhe Franca punojnë për çtensionimin dhe i tremben sanksioneve me të cilat Perëndimi kërcënon në rast të një ashpërsimi të mëtejshëm të konfliktit po aq shumë sa Rusia. Një e papritur pozitive ishte nga ana tjetër takimi më tepër "jozyrtar" i Barack Obamës me Putinin – një takim zyrtar mes dy presidentëve duket i pamundur të paktën një herë për një herë.
Lajmi padyshim më i mirë i ditës është megjithatë biseda 15-minutëshe mes Putinit dhe Presidentit ukrainas Poroshenko. Kështu humbi rëndësinë edhe hamendësimi nëse Rusia do të nisë një përfaqësues për betimin e Poroshenkos të dielën (08.06.2014) në Kiev. Sepse biseda mund të interpretohet si një njohje e Rusisë për zgjedhjen e Poroshenkos si të ligjshme. Fakti që të dy folën për dhënien fund të luftimeve në lindje të Ukrainës nuk është aq i rëndësishëm sa tingëllon. Pasi Putin nënvizoi pozicionin e tij të vjetër se ka vetëm ndikim të kufizuar tek separatistët.
Nëse bëjmë një paralelizëm situata i ngjan pikërisht mbrëmjes së 6 qershorit të 70 vjetëve më parë: u bë një fillim pozitiv. Por nëse operacioni në përgjithësi do të ketë sukses nuk mund të dallohet ende.
(Marrë nga: DW)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Usyk kthehet fuqishëm në raundet e fundit, Furyn mezi e mbajnë këmbët
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore