LAJMI I FUNDIT:

Heroinë, marihuanë, ekstazi: Mësoni sa gjatë cila drogë qëndron në trup dhe a mund të zbulohet

Heroinë, marihuanë, ekstazi: Mësoni sa gjatë cila drogë qëndron në trup dhe a mund të zbulohet
shutterstock

A ka konsumuar dikush drogë mund të detektohet në organizëm madje edhe disa muaj pas përdorimit. E gjitha varet nga ajo se a kërkoni praninë e substancave të palejuara në gjak, në urinë apo në flokë.

Reklama

Drogat, si p.sh. marihuana, kokaina dhe MDMA-ja mund të qëndrojnë në organizëm me ditë, javë, madje edhe me muaj pas përdorimit. Ja sa gjatë qëndrojnë drogat e ndryshme në gjak, urinë dhe flokë.

Nëse dyshoni që ndonjë i afërm juaji përdor drogën dhe kërkoni që të testohet, duhet të dini që nuk do të gjeni asgjë, nëse ka kaluar mjaft kohë nga përdorimi i fundit.

Mirëpo, gjatësia e detektimit të tyre në të shumtën e rasteve varet nga ajo se a e kërkoni në urinë, gjak apo flokë, thekson Businesslnsider, përcjell Telegrafi.

Ecstasy_monogram

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri – dhe efekti që kanë në tru
Lexo po ashtu Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri – dhe efekti që kanë në tru

Marihuana në urinë qëndron 7 deri në 30 ditë, në gjak rreth dy javë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Kokaina në urinë gjithsej qëndron tri deri katër ditë, ndërkaq në gjak vetëm një deri në dy ditë, mirëpo në flokë madje edhe deri në 90 ditë.

Alkooli nga gjaku “avullon” për 10 deri në 12 orë, nga urina për tri deri në pesë ditë, mirëpo në flokë mbetet deri në 90 ditë.

Përdorimi i LSD-së nga urina mund të detektohet një deri në tri ditë, nga gjaku vetëm dy deri në tri orë, ndërkaq nga flokët deri në tri ditë.

MDMA-ja në urinë qëndron tri deri në katër ditë, në gjak një apo dy ditë, mirëpo në flokë mund të qëndrojë deri në 90 ditë.

Gjurmët e heroinës në urinë janë të detektueshme tri deri në katër ditë, në gjak deri në 12 orë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Amfetamina në urinë qëndron një deri në tri ditë, në gjak rreth 10 orë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Metamfetamina mund të detektohet në urinë tri deri në gjashtë ditë, në gjak 24 deri në 36 orë, ndërkaq në flokë deri në 90 ditë.

Megjithatë, është me rëndësi të përmendet që koha e zbulimit varet nga gjatësia, pesha dhe mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore e individit dhe shpeshtësia e përdorimit. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Një truk i thjeshtë me limon mund të ndihmojë gjatë sulmeve të panikut

Një truk i thjeshtë me limon mund të ndihmojë gjatë sulmeve të panikut

Psikologji
Klinika Zhan Mitrev tregon se cilat janë ushtrimet e duhura për një shëndet më të mirë

Klinika Zhan Mitrev tregon se cilat janë ushtrimet e duhura për një shëndet më të mirë

Shendetesi
A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

Shëndetësi Lajme
Diseksioni i Aortës – çfarë është dhe si parandalohet?

Diseksioni i Aortës – çfarë është dhe si parandalohet?

Shëndetësi
Ndikimi i ndryshimeve të motit në reumatizëm dhe si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

Ndikimi i ndryshimeve të motit në reumatizëm dhe si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

Shëndetësi Lajme
Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori