LAJMI I FUNDIT:

Heroi nga Gjermania: Njihuni me djaloshin që parandaloi xhihadistin të vrasë 2.500 njerëz në koncert!

Heroi nga Gjermania: Njihuni me djaloshin që parandaloi xhihadistin të vrasë 2.500 njerëz në koncert!

Paskal Bom 25-vjeç nga Gjermania që punon si roje, ka arritur të parandaloj sulmuesin vetëvrasës Mohamed Dalila 27-vjeç të futet në festivalin e muzikës në Ansbach, dhe kështu me këtë veprim u ka shpëtuar jetën plotë 2.500 personave.

“Filloi të belbëzojë me nervozizëm. Nuk e lejova të futet brenda pasi më dukej i dyshimtë, por edhe biletë nuk kishte pasur. U largua disa metra larg meje duke menduar se do ta lejoj të futet më vonë. Por ai vazhdimisht mbante në dorë një telefon, me të cilin kohë pas kohe bisedonte me dikë”, ka deklaruar Bom për të përditshmen gjermane “Bild”, transmeton Telegrafi.


Heroi gjerman ka pranuar, se si Dalila sillej “çuditshëm dhe vazhdimisht shikonte nëse dikush po e vëzhgon”.

Biseda mes Bomit dhe Dalilas ka zgjatur vetëm 30 minuta, para se siriani të cilit i është refuzuar dy herë azili në Gjermani, ta hedh veten në erë duke lënduar rëndë 15 persona. Dalila në ato momente kishte në shpinë një çantë plot me gozhda dhe vida metalike të përziera me eksploziv.

“Kur hodhi veten në erë, të gjithë mbetën të shokuar. Kam parë karrige duke fluturuar në ajër, por edhe njerëz të lënduar duke qëndruar në tokë të përgjakur. Menjëherë kam vrapuar për t’i telefonuar ndihmës së shpejtë”, ka shtuar Bom.

Sulmuesi kishte histori të një sëmundje mendore, dhe disa herë ishte shtruar në spital, kurse në telefonin e tij mobil janë gjetur video në të cilat dëgjohet duke u betuar për besnikëri për ISIS-in.

Në apartamentin e emigrantit nga Siria janë gjetur shumë video “me përmbajtje salafiste”, benzinë, kemikale të ndryshme dhe substanca tjera, që mund të përdoren për prodhimin e bombave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori