LAJMI I FUNDIT:

Heroi i Kosovës Jon Harrison ka nevojë për ndihmë që ta mposhtë sëmundjen (Video)

Heroi i Kosovës Jon Harrison ka nevojë për ndihmë që ta mposhtë sëmundjen (Video)

Në ditët më të vështira për Kosovën, Jon Harrison, erdhi për të ndihmuar, por tani ai pikërisht në Kosovë gjeti edhe ndihmën për hallin e tij të madh.

Ish-pjesëtari i forcave speciale Britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tani po përballet me sëmundje shumë të rënda.


Por për njërën prej tyre, kancerin në tru, një mjek kosovar i dha këshill të rëndësishme.

Por, tani për shërim atij i duhen rreth 40 mijë funte, ose 47 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Këto para Harrison nuk i ka, prandaj ka nisur një fushat mbledhjeje e fondeve përmes webfaqes gofundme.com, paypal dhe llogarisë bankare.

Deri tani janë mbledhur rreth 4000 funte, e Jon falënderon të gjithë ata që mund ta përkrahin.

Harrison të cilit gjatë luftës në Kroaci serbët ia dogjën të gjallë gruan shtatzënë dhe familjen e saj, vuan edhe nga kanceri në zorrën e trashë, dhe një tumor në pjesën e poshtme të shpinës.

Aktualisht i merr nga 32 tableta në ditë, shumica për dhimbje.

Britaniku është njeri shumë i respektuar në Kosovë, përveç dekoratave, me emrin e tij u pagëzua edhe një rrugë në Prizren.

Ndihmojeni heroin e Kosovës, Jon Harrison, përmes webfaqes gofundme.com.

Nëse nuk keni mundësi të dhuroni donacion përmes webfaqes gofundme.com, ju mund të kontaktoni lejlahyseni89@gmail.com (at) gmail (dot) com, ose në Facebook – Lejla Hyseni

Ajo do t’ju tregojë si të dhuroni donacionin tuaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori