Shkencëtari misterioz sovjetik, nuk do ta mbante këtë epitet po flitej për të publikisht pas katastrofës së paharrueshme në Çernobil.

Giorgii Lysychenko, ka bërë shumë për vendin e tij dhe për kryeqytetin e Ukrainës gjatë periudhës së helmimit toksik, kurse tek tani mediat perëndimore kanë filluar të flasin për të, transmeton Telegrafi.

Çernobili 1

Shkencëtari i materieve bërthamore, Giorgii Lysychenko, ishte i vetëdijshëm se ishte i ekspozuar nga rrezatimi i madh kur shpërthej reaktori numër katër në Çernobil. Dhe kur u prek nga kanceri në prostatë gjatë vitit të kaluar, ishte i befasuar që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur shumë më herët, duke pasur parasysh rrethanat që i kanë ndodhur atij.

Për vite me radhë, shkencëtarët janë tallur me njëri-tjetrin duke thënë, “mbuloni testitet nëse dëshironi të bëheni baba”, ka deklaruar Lysychenko. Në kohën e katastrofës bërthamore, ai ishte shef i shtabit të Akademinë Kombëtarë të Shkencave në Ukrainë.

Çernobili 4

Gjithashtu ka qenë një nga anëtarët e elitës shkencore, që ishte i dhënë pas punës dhe i ishte bashkuar 600.000 burrave dhe grave, të cilët pastruan fushën nga mbeturinat toksike dhe ishin të njohur si “likuiduesit”.

Çernobili 13

Lysychenko ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë katastrofës bërthamore, por puna e tij nuk është vërejtur në botën e jashtme. Miliona jetë njerëzish janë varur nga ai dhe ekipi i tij i shkencëtarëve. Falë tyre kryeqyteti i Ukrainës është sot i banueshëm dhe bën jetë normale. Por deri më sot, nuk ka folur për ndonjë medie perëndimore, transmeton Telegrafi.

Çernobili 3

“Shtrohet pyetja pse tani? Sepse kam qenë në Qernobil dhe pastaj jam diagnostifikuar me kancer”, ka deklaruar Lysychenko derisa po i pranonte në zyrën e tij në Akademinë e Shkencave, gazetarët e Daily Mail.

Ai ka kohë që është duke luftuar me një sëmundje që e ka prekur. Por pas një ndërhyrjeje kirurgjike në vitin 2011, kanceri është “aktivizuar” sërish.

Çernobili 2

Tani si 69-vjeçar, brengoset nëse do t’i epet është një shans për të treguar historinë e jetës së tij të gërshetuar me katastrofën e Çernobilit.

Derisa kishte mbërritur në Çernobil, reaktori kishte shpërthyer dhe retë e tymit toksik ishin shpërndarë kudo. Por edhe era që po frynte i kontribuoi shpërndarjes së hirit nëpër pjesën veriore të Evropës.

Çernobili 5

Edhe pse kryeqyteti i Ukrainës është kursyer nga kjo katastrofë, Lysychenko ka parashikuar një tjetër kërcënim. Materiale të helmuara me ton ishin shpërndarë në lumin Pripiat, dhe ekzistonte rreziku që të derdhen në Dnieper dhe të arrinin në kryeqytet.

Çernobili 14

“Të gjitha llojet e mbetjeve radioaktive kishin ardhur deri të Dnieper, kurse rreth 35 milionë ukrainas përdornin ujin nga ky lum. Kështu, uji u bë problemi kryesor, sepse mund të helmonte një numër të madh të njerëzve”, thotë Lysychenko.

Çernobili 6

Kur grimcat radioaktive depërtuan në pellg, ai dhe ekipi i tij i shkencëtarëve filluan të ndërtojnë diga dhe filtra, dhe falë këtyre veprimeve ishin në gjendje të kontrollojnë rrjedhjen e ujërave toksike.

“Po të mos kishim reaguar në kohë çdo gjë do të kontaminohej, dhe kryeqyteti do të ishte i helmuar”, ka deklaruar shkencëtari.

Çernobili 7

Lysychenko kishte luftuar me të gjitha forcat për qytetin e tij të lindjes, dhe e dinte se nga kjo luftë varet edhe jeta e më të afërmve dhe më të dashurve të tij siç janë gruaja dhe fëmijët.

Çernobili 17

Edhe pse evakuimi i qytetarëve përreth Çernobilit ishte duke u kryer, autoritetet sovjetike e mbajtën të fshehtë katastrofën deri më 6 maj, edhe pse shpërthimi kishte ndodhur më 26 prill.

Çernobili 9

Sipas Lysychenkos ishin prekur qytete të ndryshme nga radioaktiviteti si në Ukrainë, Bjellorusi dhe në disa pjesë të Rusisë, por asnjëherë në Moskë.

Dhe pasi që kishte dërguar gruan dhe fëmijët në një vend më të sigurt, ishte kthyer në Çernobil ku më 26 maj ishte bërë publik lajmi për katastrofën.

Çernobili 10

Lysychenko kishte vazhduar të vizitoj zonën toksike, në mënyrë që të mat nivelin e radioaktivitetit në ujë. Ai dhe ekipi i tij kanë arritur të heqin afro një metër të sipërfaqes së tokës së helmuar. Dhe kështu në fund kanë groposur thellë në tokë veturat dhe pajisjet.

Çernobili 15

Dhe pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, Perëndimi kishte “shkelur” në këtë vend me dëshirën që të ndihmojë në aksionet preventive dhe zgjerimit të kontaminimit.

Çernobili 11

Lysychenko konsideron se katastrofa e radhës bërthamore nuk do të vjen nga Çernobili, sepse Ukraina posedon edhe 15 reaktor të vjetër në gjithë vendin. /Telegrafi/