LAJMI I FUNDIT:

“Heritage”: Grenell të tregojë hapur që SHBA-ja është kundër prekjes së kufijve

“Heritage”: Grenell të tregojë hapur që SHBA-ja është kundër prekjes së kufijve

Pas Gjermanisë dhe Francës, një zgjidhje finale për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë po e kërkon me ngulm edhe SHBA’ja. Për një periudhë të shkurtër, Washingtoni ka emëruar dy Përfaqësues Special për çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Mike Pompeo ka emëruar Mattheë Palmer, ndërkohë presidente i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi.


Një gjë të tillë diplomat e njohës të politikës së jashtme po e shohin si një sinjal të rritjes së përkushtimit të SHBA’së për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë Fondacioni ‘Heritage’ ka publikuar një listë me parime të cilat mund t’i ndihmojnë Richard Grenellit derisa merret me çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Nga ky fondacion problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e konsiderojnë si një çështje mjaftë delikate, dhe kanë dhënë pesë pika në të cilat Grenell duhet të bazohet meqë ka përveshur mëngët për t’iu futur punës.

Instruksioni i parë për Grenell është një këshillë në të cilën thuhet se në Ballkan asgjë nuk është e lehtë, duke i bërë thirrje përfaqësuesit special të SHBA-së që të jetë syhapur.

Dhe ndër të tjera i jepet porosi Përfaqësuesit Special, të ushtrojë detyrën që i është përcaktuar dhe jo të vizatojë kufijtë e Kosovës dhe Serbisë.

‘Heritage’ i bën thirrje Grenellit që të tregojë hapur se SHBA-ja është kundër idesë së korrigjimit të kufijve./Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori