LAJMI I FUNDIT:

Herën tjetër kur ju të krijoni ose ndryshoni një fjalëkalim, merrni parasysh të shtoni ndonjë “emoji” – thotë eksperti kibernetik

Herën tjetër kur ju të krijoni ose ndryshoni një fjalëkalim, merrni parasysh të shtoni ndonjë “emoji” – thotë eksperti kibernetik

Herën tjetër kur ju të krijoni ose ndryshoni një fjalëkalim, merrni parasysh të shtoni ndonjë “emoji”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët kryesorë kibernetikë kanë zbuluar se shumë aplikacione do t’ju lejojnë të vendosni “emoji” në fjalëkalime – dhe bërja e kësaj ka avantazhe.


Ndryshe, kompjuterët zakonisht trajtojnë emoji si shkronja, numra dhe shenja pikësimi. Kjo do të thotë që ju mund t’i përdorni ato për t’i bërë fjalëkalimet dukshëm më të forta.

Sipas Stan Kaminsky, një ekspert në gjigantin e sigurisë kibernetike Kaspersky “për sa i përket kompleksitetit, një fjalëkalim i përbërë nga pesë emoji të ndryshëm është i barabartë me një fjalëkalim të rregullt me nëntë karaktere”.

“Ndërsa shtatë emoji janë ekuivalente me një fjalëkalim të fortë me 13 karaktere ‘të rregullta'”.

Megjithatë, jo çdo aplikacion do t’ju lejojë të futni një emoji për fjalëkalimin tuaj, kështu që mund t’ju duhet të përdorni formën më tradicionale. /Telegrafi/