LAJMI I FUNDIT:

Hera e parë që një McLaren P1 përfshihet nga flakët (Video)

Hera e parë që një McLaren P1 përfshihet nga flakët (Video)

Në një hapësirë të Britanisë së Madhe, është filmuar një McLaren P1 që ishte përfshirë nga flakët.

Nuk dihet se si është shkaktuar ky aksident, ndërsa për herë të parë shihet një P1 që është kapluar nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Poshtë super-makinës shihet rrjedhje e benzinës, pranë saj nuk ka njeri, teksa besohet se shoferi është larguar i pa lënduar.

Vetura me 737 kuajfuqi, ndihmohej edhe nga 178 njësi tjera, që vinin nga motori elektrik, duke e bërë të lëvizte me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/