Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin "Hera e fundit" dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.


Producent të këngës janë "Kavag Studio", teksti është shkruar nga Capital T, teksa muzika nga Rzon dhe Pllum Beats.

Screenshot 2022 11 27 085430 Foto: YouTube/Screenshot

Për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Koen Heldens.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.

Screenshot 2022 11 27 085544 Foto: YouTube/Screenshot

Kujtojmë që kjo këngë e Trim Ademit (emri i plotë) vjen pas bashkëpunimit të suksesshëm me Anxhela Peristerin dhe Mandin "Habibi" që sollën gjatë sezonit të verës. /Telegrafi/