LAJMI I FUNDIT:

Heqja e taksës dhe dialogu, sfidat e qeverisë së ardhshme

Heqja e taksës dhe dialogu, sfidat e qeverisë së ardhshme

Sfidat e qeverisjes së ardhshme më tepër do të lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare se sa me problemet e brendshme, thonë analistët politik.

Sipas tyre qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme duhet të fokusohet në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.


Po ashtu, ata konsiderojnë se ekzekutivi i ri duhet të jetë shumë më stabil dhe me një përfaqësim prej më shumë se 75 deputetëve në kuvend.

Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është tema me të cilën qeverisja e ardhshme do të përballet që në fillim të mandatit.

Për këtë çështje është bërë e zëshme  edhe ambasada e SHBA-vë në Kosovë, thotë njohësi i rrethanave politike Fadil Lepaja.

“Në fakt edhe sfida e qeverisjes së kaluar edhe e asaj që do të formohet pas zgjedhjeve është e njëjta, dhe ka të bëjë me tepër me marrëdhëniet ndërkombëtare sesa me problemet e brendshme që ka Kosova” Është sfida e dialogut dhe pengesat që janë vu në rrotëzat e mekanizmit të bisedimeve, qoftë duke e ndërruar subjektin, qoftë me përpjekje për me e ndërru subjektin, qoftë me përpjekjen për me e blloku procedurën për  procesin e bisedimeve”, ka theksuar Lepaja për Radio Kosovën.

Qeveria e ardhshme, do të  ballafaqohet me çështjen më kruciale në këto 20 vitet e pasluftës, siç është ratifikimi i marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, thotë analisti tjetër Fisnik Halimi.

Sipas tij për tu arritur kjo, do të duhej një qeveri stabile e cila arrin të ketë së paku 75 deputetë në Kuvend.

“Qeveria e ardhshme do t’i ketë së paku 75 deputetë të cilët vijnë nga 3 tabore të ndryshme dhe vetëm një qeveri e till do të mund të ishte e pranueshme për partnerët ndërkombëtar si dhe do të mund të kryente detyrat të cilat Kosova i ka përball në rrugën e saj,drejt subjektivitetit ndërkombëtar gjegjësisht drejt ulëses në OKB”, është shprehur Halimi.

Edhe Artan Muhaxhiri thotë se mbi qeverinë e ardhshme do të ketë presion ndërkombëtar pikërisht për çështjen e dialogut.

“Pritet që ndërkombëtarët të bëjnë presion shumë të madh në fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të krijohet një qeveri stabile, e cila do të mund t’i çonte përpara disa procese, siç është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për këtë arsye, pritet që të gjitha presionet që do të vihen në mandatarin e ardhshëm, të shkojë drejt krijimit të një qeverie stabile”, ka thënë Muhaxhiri.

Ndonëse nuk është përcaktuar ende fushata zgjedhore , partitë politike kanë nisur të kontaktojnë publikun dhe të shfaqin premtimet e tyre, por që asnjëra nga to, nuk është deklaruar se do të heq taksën ndaj Serbisë-kërkesë kjo edhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori