LAJMI I FUNDIT:

Heqja e flamurit kombëtar në Koshare nga prifti serb, deklarohet policia

Heqja e flamurit kombëtar në Koshare nga prifti serb, deklarohet policia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se flamuri kombëtar është i vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, aty ku nga mediet serbe u raportua se një prift serbë e kishte hequr atë nga kulla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha për Telegrafin se patrulla e policisë e cila e ka vizituar këtë kullë, ka konfirmuar se flamuri kombëtar është aty.


“Patrulla policore e ka vizituar vendin dhe mund të ju konfirmojë se flamuri është aty. Nuk kemi për momentin detaje të tjera, por flamuri është aty”, tha Gjurkaj për Telegrafin.

Më parë është raportuar se, më 10 tetor, një prift nga rrethina e Beogradit, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, arriti në kullën e vrojtimit në Koshare.

Dhe atje, së paku sipas asaj që raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, “pas përkujtimit të të gjithë heronjve nga Kosharja”, prifti u ngjit në katin e ndërtesës ku pa flamurin shqiptar.

“Kur arrita lart, shikova drejt në flamurin, atë shqiptar, i cili valëvitej nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe u afrova dhe e hoqa atë”, citohet të ketë thënë prifti serb.

Mediat serbe publikojnë pamjet: Prifti serb largon flamurin shqiptar, i cili gjendet në Koshare që nga viti 1999
Lexo po ashtu Mediat serbe publikojnë pamjet: Prifti serb largon flamurin shqiptar, i cili gjendet në Koshare që nga viti 1999

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një prononcim për Telegrafin, ka fajësuar institucionet e vendit për këtë rast.

Ai ka thënë se institucionet nuk po kujdesen për këto monumente.

Heqja e flamurit kombëtar në Koshare nga prifti serb, OVL e UÇK-së fajëson institucionet e vendit
Lexo po ashtu Heqja e flamurit kombëtar në Koshare nga prifti serb, OVL e UÇK-së fajëson institucionet e vendit

“E pamë përmes mediave edhe pse paska ndodhur që pesë ditë, ata janë ndërmarrje e përbashkët kriminale si shtet dhe te ta nuk ka të bëjë se a është prift, pop, a çka për ta çdo gjë shqiptare ju pengon. Fajet janë te institucionet e Kosovës që nuk kanë përkujdesje ndaj lapidarëve, varrezave të dëshmorëve, monumenteve të UCK, dhe kombit shqiptar”, tha Klinaku.

Klinaku shtoi se institucionet e drejtësisë është dashtë me arrestuar priftin serb dhe me vendos para gjykatësit që të përgjigjet për aktet vandale që i ka ba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori