LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Prishtina e Kastrioti synojnë përmbysjen ndaj Trepçës, respektivisht Besës

Hendboll: Prishtina e Kastrioti synojnë përmbysjen ndaj Trepçës, respektivisht Besës
(Foto: kosovahandball.info)

Kastrioti e Besa Famgas takohen sot (e martë) nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në gjysmëfinalen e dytë të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në Pejë, Besa fitoi bindshëm me rezultat 41-28. Kampioni aktual, Besa, është më pranë finales, por ferizajasit nuk janë dorëzuar. Do të japin më të mirën e mundshme në tentim për fitore dhe eventualisht për të kaluar në finale.


Fitore të thellë ka shënuar edhe Trepça ndaj Prishtinës. Të shtunën në kryeqytet “xehetarët” befasuan duke fituar me rezultati 31-23. Mitrovicasit synojnë fitore edhe në ndeshjen e dytë kurse Prishtina synon fitore me më shumë se tetë gola dallim për të kaluar në finale.

Ndeshja Trepça – Prishtina luhet të mërkurën nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë – thuhet në njoftimin e FHK.

Ndeshjet luhen pa praninë e shikuesve dhe duke iu përmbajtur të gjitha masave të parapara në luftën ndaj përhapjes së COVID-19.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori