LAJMI I FUNDIT:

Hëna gjatë vitit 2019 do të pajiset me 4G (Video)

Hëna gjatë vitit 2019 do të pajiset me 4G (Video)

Gjigantët e telefonisë celulare, Vodafone dhe Nokia po përgatiten për të ngritur një rrjet telefonik 4G në Hënë brenda vitit 2019 dhe ky rrjet t’u lejojë dy pajisjeve lëvizëse në sipërfaqen e satelitit të planetit tonë, të transmetojnë video dhe ta kthejnë atë në një stacion bazë në Tokë.

“Ne kemi dërguar dy anije në sipërfaqen hënore dhe po mbledhim shumë të dhëna shkencore, video HD dhe fotografi. Problemi është se nuk mund ta dërgojmë këtë sasi materiali drejtpërdrejt nga anijet në Tokë, pasi kërkon shumë energji. Kështu që, duke përdorur rrjetin 4G në Hënë, ne mundemi ta sjellim atë në planetin tonë, pasi ka shumë energji të disponueshme për ta bërë këtë. Aktualisht ne mundemi që të bëjmë ‘stream’ disa video HD në kohë reale nga Hëna”, thotë Kate Arkless Gray, shkencëtare e PTS-së, përcjell Telegrafi.

Por, a mundet Hëna të sigurojë mbulim me 4G, përpara se një gjë e tillë të ndodhë me pjesë të caktuara të Britanisë së Madhe?

“Shikoni, unë jam e njëanshme, sepse punoj për një kompani të hapësirës, por kemi shumë gjëra që po i përdorim çdo ditë në Tokë, që pikë së pari janë zhvilluar për t’u përdorur në hapësirë. Për shembull, kamera në telefonin tuaj celular përdor një sensor, që fillimisht është prodhuar dhe projektuar për një mision në hapësirë. Kështu që, ju kurrë nuk do ta dini se sa gjëra të mrekullueshme mundemi të mësojmë duke përmbushur këto misione të pabesueshme, siç është ky yni në Hënë”, tha më tej ajo. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kalo në kategori