LAJMI I FUNDIT:

Helmimi i qytetarëve në Deçan nga uji, shkarkohet Bordi i KRU ‘Hidrodrini’

Helmimi i qytetarëve në Deçan nga uji, shkarkohet Bordi i KRU ‘Hidrodrini’
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka bërë emërimin e anëtarëve të bordeve të drejtorëve për tre ndërmarrje publike.

Ndërsa, është bërë shkarkimi i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, përcjell Telegrafi.


Sipas arsyetimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, shkarkimi i Bordit është pas helmimit të qytetarëve në Deçan.

Për ndërmarrjen NPH “Ibër Lepenci” është emëruar Hyrmete Mydyti kryesuese e Bordit, ndërsa Avdi Gjonbalaj si anëtar i Bordit.

Në Bord të përkohshëm të KRU “Hidroregjioni Jugor” është emëruar Agron Prekazi, kryesues.

KRU “Bifurkacioni” ka emëruar Shpend Deda, kryesues.

Ndërsa, Bordi KRU “Hidrodrini” është shkarkuar.

“Kërkesa për shkarkimin e këtij Bordi ndodh për arsye ka dështuar ta zbatoj performancën. Kjo ndërmarrje është e detyruar ta kontrolloj cilësinë e ujit. Të gjeturat që kanë dalë në pah kanë ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit të qytetarëve në ndërmarrjen”, tha Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori